BB5-Debat mes Klaudjas dhe Erionit

BB5-Debat mes Klaudjas dhe Erionit
Gjatë zhvillimit të provës së javës Françeska dhe Erioni përpiqet të rezistojnë deri në fund. Ndërkohë afrohet Klaudja e cila nis t’i ngacmojë të dy konkurrentët që të braktisin lojën. Françeskës ajo i thotë t’a lërë lojën pasi asaj nuk i nevojitet imuniteti meqë është në nominim. Megjithatë vajza refuzon duke i thënë se nuk do të dalë të shtunën. Më pas klaudja i kërkon Erionit që të braktisë provën dhe të pijë një cigare me të, por edhe ai i thotë se dëshiron t’i shkojë deri në fund. Klaudja e ngacmon Erionin dhe i flet me ironi. Më pas Klaudja afrohet tek banorët e tjerë dhe ngacmon edhe ata. Ndërkohë më vonë ajo rikthehet tek Erioni dhe e ngacmon sërish. Në një moment ajo i thotë “qepe gojën dhe më dëgjo”. Ndërsa Erioni ia kthen “Më respekto, ashtu siç unë të respektoj edhe ti më respekto”. Më pas ajo largohet nga kutia dhe pret që të sqarohet me Erionin.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike