BB5-Debati mes banorëve
Genta-Liamit: Je i shtiru

BB5-Debati mes banorëve <br />Genta-Liamit: Je i shtiru
Teksa Anila është në rolin e gardianes për tre djemtë e dënuar, Genta afrohet pranë saj e djemtë fillojnë ta ngacmojnë. Genta i thotë Anilës: "Po ç'kanë këta që sillen keq me mua?" e ajo i përgjigjet se djemtë janë mërzitur nga qëndrimi në një vend të mbyllur. Liami e këshillon Gentën të mos i thotë të gjithë banorëve që i do shumë e ajo përgjigjet se Liami nuk e do, e i thotë se është mashtrues. Liami i përgjigjet se e tillë është ajo e I kërkon të largohet prej aty. Liami shton se Genta e mban mirë me të gjithë, e më pas ia punon pas krahëve. Genta i kërkon Liamit t'i tregojë një rast që ia ka punuar pas krahëve përveç rastit që ka ndodhur një keqkuptim me Elvisin e Liamin, e i ka kërkuar falje. Genta revoltohet e i pyet djemtë se ç'të keqe u ka bërë, përveçse i do të gjithë njerëzit pa interes e pa strategji, ashtu siç është Liami. Ky i fundit i thotë se po të ishte kaq e thjeshtë, nuk do të kishte shkuar tek ai për t'i kërkuar mendim sesi ka vepruar me banorët pasi është grindur me ta. Ajo përgjigjet se i ka kërkuar një këshillë Liamit meqënëse është më i madh, por tashmë e kuptoi që paska bërë gabim. Genta shprehet se banorët kërkojnë të tallen me të, por nuk i kanë mundësitë t'a bëjnë këtë. Liami përgjigjet se nuk ka dashur asnjëherë t'a bëjë këtë gjë, por Genta tashmë është revoltuar ndaj tij dhe e ofendon rishtazi. Ajo shton se me Ermalin është grindur, por në ndryshim nga Liami, ai nuk është i shtirur. Genta thotë Liami është tallur me respektin e dashurinë që i ka dhënë. Liami i përgjigjet se përsëri e ka xhan Gentën, ndërsa ajo mohon. Më pas, Genta largohet prej djemve e u tregon Klaudjës dhe Ermirës se çfarë i ka thënë Liamit. Ky I fundit del nga "burgu" sëbashku me Ermalin e Arbrin, e konfrontohet me Gentën dhe Gracianon. Ai shprehet ka krijuar marrdhënie të mira e banorët, ndërsa Liamin nuk e duron dot asnjëri.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike