BB5-Dedat mes Klaudjas dhe Anilës

BB5-Dedat mes Klaudjas dhe Anilës
Françeska dhe anila fillojnë të debatojnë me njëra-tjetrën për shkak se Françeska votoi Anilën për të dalë, kur ballë për ballë i kishte thënë shpesh të kundërtën.“Doja që të dilje se ti rrije gjithë ditën me çunat”,- i thotë Françeska. Ndërkohë Anila i përmend faktin se ajo qëndron gjatë gjithë ditës me Ermalin dhe askush nuk e ka paragjykuar.Më pas Françeska i pyet të gjithë banorët me radhë, nëse e kanë ndier mungesën e saj, pasi sqaron sa ka pasur kohë mjaftueshëm për t’u shoqëruar me të gjithë banorët. “Unë të paktën nuk flej me njeri”, i thotë Anila, e cila është e nervozuar nga situata në fjalë. Më vonë banorët diskutojnë për të nominuarit e javës, në çastin që përmendet emri i Klaudjas ajo thotë: “Klaudja mezi po pret që të dalë e ta pi një gotë me miqtë e mi se po na ikën mendja këtu”. Ndërkohë Anila e cila ka dëgjuar bisedën thotë se ajo mund të dalë që tani po të dojë. Por Klaudja shprehet duke i thënë se nuk mund t’ia japë atë kënaqësi sa të dalë vetë, pa vendimin e publikut. “Mërzitet publiku kur i thua që do të dalësh”, thotë Anila. Kështu nis një debat midis dy vajzave.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike