Doloreza dhe Erioni ndodhen në kuzhinë dhe fillojnë të sqarojnë njëri-tjetrin. Doloreza i kërkon Erionit që ai ta sqarojë se përse e ngacmon. Erioni i thotë se përse atë e shqetësojnë këto gjëra dhe Doloreza i thotë se ajo nuk do që të prishë lidhjet e të tjerëve. "Nuk dua t'ju prish juve dashurinë" i thotë Doloreza Erionit duke iu referuar marrëdhënies së tij me Klaudjan, por Erioni i përgjigjet "pse kush ka dashuri?" duke lënë të kuptohet se mes tij dhe Klaudjas nuk ka dashuri. Doloreza kërkon që të sqarohet me të dhe i thotë se nëse ngacmimet e tij janë thjesht shaka pa interes, gjithçka është në rregull, por nëse ai e ngacmon atë si femër sepse mund t'i pëlqejë ajo si femër, atëherë nuk duhet ta bëje.(xh.k/shqiptarja.com)