BB5-Elvisi e Liami sfidojnë njëri-tjetrin;
Liam: “Elvisi, frikë nga nominimi”

BB5-Elvisi e Liami sfidojnë njëri-tjetrin; <br />Liam: “Elvisi, frikë nga nominimi”
Elvisi e Liam qëndrojnë në kopësht mes banorëve të tjerë, e sfidojnë njëri-tjetrin. Liam pretendon se është më i shkathët se Elvisi, e ky i fundit i thotë se nëse do, mund të bëjnë një garë se kush mund të qëndrojë më gjatë në kuti. Elvisi thotë se nëse fiton Liam, ai do të tëhiqet. Liam shprehet se Elvisi jo vetëm është i ngadaltë në veprime, por edhe në mendime krahasuar me të. Elvisi e fton në sfidë Liamin për çfarë të dojë, e ky i fundit i thotë le të bëjmë garë se kush rri më shumë në vertikale. Por Elvisi thotë menjëherë: “Këtu, je ti një pikë përpara”, e Liam shpërthen në ovacione duke thënë se është në avantazh.Elvisi shprehet se në një garë fiton ai që ecën më ngadalë dhe reziston më gjatë, jo ai që shpejton. Liami e Elvisi bëjnë nxehje për t’u përballur me njëri-tjetrin e Klaudja i thotë Elvisit se Liami po e provokon e ai s’ka përse të bjerë pre. Elvisi thotë se Liami po e sfidon për gjëra që ai është i aftë t’i përballojë. Djemtë fillojnë garën duke mbajtur njërin prej stolave të drurit që kanë në kopësht, e Elvisi ia del më së miri, ndërsa Liami refuzon t’a bëjë të njëjtën gjë e thotë se nuk fitohet loja duke mbajtur pesha të rënda, por kjo arrihet me fjalë. Liami shprehet se koha do t’a tregojë se kush është më i zgjuar, e shton se i vjen mirë që Elvisi këtë javë është bërë më aktiv. Elvisi shprehet se Liami e ka shtyrë t’a bëjnë këtë garë e ai i ka kthyer përgjigje. Elvisi thotë se Liami shpesh herë e ka nxjerrë veten përpara tij, e Liami përgjigjet se tashmë nuk mundet njeriu me forcë. Më pas djemtë flasin për provën, ku Elvisi është skualifikuar pasi ka marrë një jastëk me vete dhe Liami i thotë se në të tilla lojëra nuk duhen bërë hile, nga ku del se Elvisi nuk është i sinqertë. Liami shton se Elvisi është bërë aktiv nga frika e nominimit këtë javë, por Elvisi përgjigjet se nuk është aspak i frikësuar

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike