BB5-Elvisi eleminohet nga loja

BB5-Elvisi eleminohet nga loja
Banorët bëjnë shaka gjatë kohes që lëvizin brenda kutive të provës. herë pas here ata nxjerrin flamijt e tyre kryesisht për të shkuar në banjë dhe më pas i rikthehen përsëri provës. Elvisi është banori i radhës që kërkon në shkojë në banjë dhe pasi merr konfirmimin nga produksioni ai del nga kutia e tij për t’u rikthyer përsëri.
Pak minuta më vonë Elvisi i rikthehet provës dhe para se të futet në kutinë e provës merr një jastëk me vete, por kjo i kushton. Elvisi njoftohet nga produksioni se është eleminuar nga loja. Kjo për arsye se ata e kanë të ndaluar të fusin brenda kutisë së provës materiale, apo objekte të tjera përveç atyre që Big Brother u ka futur në kuti në fillim të lojës. Elvisit i vjen keq që eleminohet nga prova dhe këtë e diskuton me Klaudjan. Ata dalin në oborr për të pirë cigare dhe bisedojnë për provën. Klaudja thotë se kjo provë nuk i ka pëlqyer dhe se nuk mund ta realizojë. Elvisi nga ana tjetër thotë se ai nuk e dinte që nuk lejohej të merrte jastëk me vete dhe se nuk do të donte të eleminohej. Të tjerët vazhdojnë t’i rezistojnë provës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike