BB5-Erioni dhe Anila sqarojnë mosmarrveshjet

BB5-Erioni dhe Anila sqarojnë mosmarrveshjet
Në mbarim të spektaklit banorët e Big Brother janë ndarë në grupe dhe kanë nisur të bisedojnë me njëri tjetrin duke sqaruar situatat në klipe të ndryshme. Anila është ndjerë e prekur nga fjalët e Erionit gjatë spektaklit ku ai u shpreh se ajo kishte ndryshuar, ndërkohë që sipas Anilës ai që ka ndryshuar është Erioni. Ajo i thotë se që në momentin që ka nisur të qëndrojë me Klaudjan ai ka ndryshuar dhe është mbyllur më shumë. Ndërkohë Erioni mbron veten duke u krahasuar me Liamin, për të cilin thotë se nuk i intereson asnjëri nga banorët brenda shtëpisë dhe nuk krijon afeksion për asnjërin. Erioni sqaron që ka vënë re që Anila ka pasur një lloj distancimi me të, për shkak të afrimit të saj me Metin. Anila thotë se ajo nuk e konsideron veten të lidhur me Metin dhe se për të, të gjithë banorët janë njësoj.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike