BB5: Erioni –Klaudias : Lidhja do të jetë arma jonë

BB5: Erioni –Klaudias : Lidhja do të jetë arma jonë
Erioni dhe Klaudja shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin me zë të ulët me njëri-tjetrin. Erioni i hedh idenë e krijimit të një lidhje mes atyre të dyve. Ai mendon se ajo ka nevojë për një person që t’i qëndrojë afër dhe ta përkrahë brenda shtëpisë dhe ky person mund të jetë vet ai. Ai thotë se do të kenë shumë avantazhe duke qenë bashkë, edhe për sa i përket nominimit, por nëse ajo e ka problem se si do të reagojnë banorët e tjerë, ata mund ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë. “Është armë e jona, nominojmë këtë, nominojmë atë; Është lidhja jonë, është mënyrë mbrojtjeje”, shprehet Erioni. Ndërsa Klaudja hesht sepse akoma nuk di se çfarë përgjigje të kthejë.
Erioni mundohet ta qetësojë, duke i thënë që të përqëndrohet tek jeta brenda shtëpisë së Big Brother-it dhe të mos mendojë se çmund të bëhet pasi t dalin jashtë. Ai thotë se ia lexon në sy që ajo do që të lidhet me të. “Duhet të ecim me rregullat e lojës”, shprehet Erioni.
Klaudja thotë se është shumë dakord me ato që ai thotë, por do ta kishte më të lehtë që të lidhej nëse do të ishin jashtë shtëpisë. Ai mendon se Klaudja ka frikë, ngaqë ka dyshimin nëse Erioni po e propozon për lojë, por ai e siguron se nuk është ashtu. “Kur të dalim nuk të harroj”, shprehet Erioni. “Kam frikë se do të më harrosh”, i përgjigjet Klaudja.
Erioni e puth Klaudjan në faqe dhe i kërkon që të flenë, për ta diskutuar në një tjetër moment këtë bisedë. Ndërkohë që banorët e tjerë kanë fjetur gjumë të gjithë.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)