BB5-Erjoni: "Nuk jam tipi i debateve"

BB5-Erjoni: "Nuk jam tipi i debateve"
Klaudja qëndron në kopsht me Erionin e shprehet se do të donte të qëndronte akoma në shtëpinë e BB. Arsyeja që ajo jep është se ka konkurrentë që janë në nominim me të sonte, që nuk kanë dhënë asgjë. Ajo shprehet se për më tepër këtë javë ka qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur t'a shprehë veten e saj. Klaudja ngacmon Erionin duke i thënë se po të largohet ajo, do të ketë me kë të rrijë, duke nënkuptuar Dolorezën. Ajo shprehet se Erioni do të kalojë në hotel me pesë yje me Dolorezën e ai i përgjigjet se Klaudja nuk ka përse t'a ngacmojë në këtë drejtim, pasi nuk ka flirtuar asnjëherë me Dolorezën. Klaudja përgjigjet se do t'a ngacmojë Erionin, por nuk bëhet merak për të pasi është shumë më e mirë se Doloreza. Erioni përgjigjet me ironi se Klaudja ka deklaruar se di të flasë më bukur se ai dhe është më e zgjuar. Klaudja shprehet se këtë gjë ia ka thënë në aspektin që nuk ka nevojë për mbrojtjen e Erionit, pasi është e aftë t'a mbrojë veten. Erioni thotë se Klaudja po e ndryshon versionin e asaj që ka pohuar, e Klaudja përgjigjet se nuk e duron dot kur Erioni sillet kështu me të. Erioni e pyet nëse Klaudja mendon se kur të dalin nga shtëpia e BB ai do të sillet ndryshe, e Klaudja përgjigjet se uron të jetë ndryshe. Ajo shton se ka patur raste që Erioni duhet të kishte folur e nuk e ka bërë, e ai i përgjigjet se nëse Klaudja e ka për rastin kur Doloreza i ka thënë se ajo është një re e zezë që mbulon Erionin.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë