BB5-Ermali i jep buxhetin e tij Françskës

BB5-Ermali i jep buxhetin e tij Françskës
Banorëve u ka ardhur zarfi me buxhetin e javës nga Vëllai i Madh. Të gjithë banorët mblidhen në sallon për të pregatitur buxhetin, ku Genta u lexon rregulloren, ku ndër të tjera atyre do t'u duhet t'i mbyllin porositë me buxhet të përgjysmuar, duke qenë se prova e javës është humbur. Konkurentët duhet të jenë të gjithë prezent gjatë pregatitjes së buxhetit, procedure e cila zgjat 60 minuta. Ndërkohë, që në sallon lexohet zarfi i buxhetit, djemtë e dënuar e dëgjojnë me vëmendje pas hekurave. Liam dëgjon që Genta shpreh kënaqësi që nuk do të jetë Ermali gjatë përgatitjes së buxhetit, e ky i fundit e thërret Gentën me emra të ndyshëm duke e ironizuar. Djemtë i thonë banorëve të tjerë të mos ia prekin buxhetin e tyre pasi do t'a llogarisin vetë. Françeska kërkon disa produkte të kozmetikës dhe Klaudja i thotë të zgjedhë njërin prej tyre pasi buxheti nuk është i mjaftueshëm për të bërë të tilla porosi. Françeska përgjigjet se i ka të nevojshme ato që ka kërkuar, e shton se do të marrë gjysmë steke cigare, një balsam për flokët etj, me buxhetin e saj personal. Ajo shton se nuk mund t'a detyrojë askush të mos marrë ato ç'ka i duhen e Klaudja i përgjigjet se së pari, Françeska duhet të ulë tonin e zërit e i thotë se ajo po bën kapriço. Françeska thotë se do të rrijë pa ngrënë nëse është e nevojshme, e Klaudja përgjigjet: "Ah ç'do të të bëj po të gjeja te frigoriferi". Në këtë moment, Ermali e dëgjon Françeskën që po debaton për buxhetin e i thotë se mund të përdorë dhe buxhetin e tij, kështuqë Françeska fillon të bëjë porositë me buxhetin e saj dhe të Ermalit. Klaudja vazhdon t'a sulmojë Françeskën e i thotë se nuk ka për t'i dhënë asgjë për të ngrënë nga buxheti i përbashkët i banorëve.(xh.k/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike