BB5, Ermali, Liami, Genta
Françeska e Arbri kapin finalen

BB5, Ermali, Liami, Genta<br />Françeska e Arbri kapin finalen

Edicioni i pestë i Big Brother Albania është drejt fundit. Edhe një javë na ndan nga finalja e madhe ku 5 finalistët janë Arbri, Liami, Ermali, Genta dhe Françeska. Ndërkohë ka qenë pikërisht Erioni ai që ka hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milion lekësh. Djali nga Tirana, i cili jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, ka qenë banori më pak i pëlqyer nga publiku shqiptar. Ndërkaq Genta dhe Françeska kanë vazhduar përpara rrugëtimin e tyre, prej 91 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmja e spektaklit u shoqërua edhe me momente të këndëshme dhe emocionuese. 6 gjysëmfinalistët rrëfyen rrugëtimin e tyre të gjatë në BB.I pari që nisi të flas për eksperiencën e tij në BB, ishte Arbër Zeka, konkurrenti nga Kosova. Arbëri foli për familjen e tij, duke pohuar se janë shumë të lidhur më njëri-tjetrin. "Nëse fitoj çmimin do të ndërtoj një shtëpi për prindërit,ky ka qenë edhe qëllimi kryesor që kam hyrë në Big Brother", ka thënë Arbëri.


Vëllai i Madh i bëri një surprizë duke i treguar një rrëfim të babait të tij, i cili i tha se ndihej shumë krenarë për të.Ndërkohë që Françeska në rrëfimin e saj tha se gjithnjë më ka munguar prania e gjyshërve, pasi nëna e saj, e cila është rritur jetime. " BB më ka sjell shumë gjëra të tjera të mira, përveç njohjes me Ermalin", tha ajo. Përsa i përket çmimit të madh, ajo tha se nëse do të fitonte do të ndihmonte familjen dhe do të siguronte të ardhmen e saj. Ajo dëgjoi edhe rrëfimin e nënës së saj, e cila tha se I pëlqente shumë lidhja e saj me Ermalin. Ermali në rrëfimin e tij tregoi se ishtë një djalë shumë shpërthyes, por nga BB mësoi që mund ta kontrollonte veten. "Nëse do fitoja do doja të bleja një shtëpi, dhe të jetoja vetëm. Brenda saj do të mund të krijoja familjen time", tha Ermali. Ai ndoqi edhe një klip ku ishte e pranishme nëna e tij, e cila tha se ai kishte treguar një karakter të fortë brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo tha gjithashtu se , ai kishte qenë real në Big Brother. Një tjetër rrëfim ishte edhe ai i Erionit. Ai tha se një nga arsyet që kishte hyrë në BB, ishte të përjetonte emocione të reja dhe të paprovuara më parë. "Nëse do të fiotja do të ndihmoja babanë tim, dhe do të bleja një makinë. Megjithatë arritja deri këtu për mua është fitore dhe ia dedikoja të gjitha këto nënës sime", u shpreh Erioni. Ashtu si gjithë konkurrentët e tjerë, edhe Erioni ndoqi rrëfimin e babait të tij, i cili e komplimetoi sjelljen dhe qëndrimin e Erionit në brenda shtëpisë së Big Brother. I cilësuar si një nga banorët më të fortë, të këtij reality show, Liami tha në rrëfimin e tij se, i duheshin lekët për familjen dhe më pas për veten e tij. "Do doja të bëja pushime me ta sepse nuk kam pushuar asnjëherë me prindërit e mi", u shpreh Liam. Ndërkohë që mamaja e tij tha se, e donte shumë por edhe pse ai jetonte larg, ajo e kishte ndjerë atë shumë afër. Ndërsa Genta tha se kishte kaluar një jetë monontone dhe Big Brother ishte një kthesë në jetën e saj. "Ndihem e lumtur se çdo gjë e kam arritur me forcat e mia, tha Genta, duke shtuar se nëse do të fitonte çmimin e madh do ta fillonte jetën e saj nga e para. Edhe Genta si 5 banorët e tjerë të shtëpisë, dëgjoi rrëfëmin e nënës së saj. Ajo u shpreh se ndihej krenare dhe do ta mbështeste në këtë rrugëtim të sajën. Në të njëjtën kohë ajo tha se moment i sikletshëm për të dhe familjen e saj, ishte publikimi i fotografive intime të saj. Opinionisti Arjan Konomi, komentoi disa nga rrëfimet e banorëve

. Ai tha se, "Françeskën e kam paragjykuar në fillim për lidhjen e shpejt me Ermalin, por ajo ka ditur që çdo javë ta ngre më lart imazhin e vetes së saj, duke lënë një përshtypje befasuese. "Ermali përveçse një Mister tregoi që ka inteligjencë dhe që është një djalë me karakter. Por reagimet e tij lënë shumë për të dëshiruar, u shpreh Konomi. Duke folur për Gentën ai tha se njerëzit e mbështen, sepse asnjë nga ne nuk e do të keqen e tjetrit. Gjatë mbrëmjes së spektaklit u diskutuan edhe dinamikat e javës, ku debate më i fortë ishte ai mes Arbërit dhe Liamit. Arbëri foli në lidhje me diskutimet me Liamin duke pohuar se gjithçka ka nisur si shaka, por Liamit i është dukur tendencioze e ka reaguar keq ndaj tij, por vazhdon të pohojë se Arbrin e quan vëllain e tij. Genta përfundon duke thënë se Arbri ka imituar Liamin për dy muaj radhazi e këtë javë e ka ofruar, ndërsa Arbri përgjigjet se nuk është si Genta që të transportojë fjalë sa andej-këtej. Ndërsa Françeska tha se, Liami e pa që u bë i bezdisur duke u zënë vetëm me Ermalin dhe filloi nga të zihet me Arbërin. Banorët realizuan edhe provën e javës. Të ndarë në dy skuadra Erioni dhe Françeksa gjuajtën secili 6 herë disa tullumbace, që kishin të bënin me buxhetin e tyre javor. Erioni dhe grupi i tij ishin fituesit e surprises që i'u bëri AMC, ndërsa sa i përket buxhetit ata fituan vetëm 50% të tij. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni