BB5-Françeska i rrëfen Arbrit për të dashurin e saj në burg

BB5-Françeska i rrëfen Arbrit për të dashurin e saj në burg
Françeska i tregon Arbërit për një lidhje të sajën përpara se të futen në shtëpinë e Big Brother. Ajo u shpreh se kjo lidhje ka qenë me baza mjaft të forta por ai u fut në burg. Gjithashtu u shpreh se njerëzit e tjerë e kanë paragjykuar duke menduar se ajo pëlqen të lidhet me meshkuj të cilët kanë lekë por në fakt nuk është e vërtetë. Françeska tregon se ka shkuar dhe e ka takuar në burg ish-të dashurin e saj, duke i çuar ushqime dhe cigare, për të cilat ai kishte nevojë dhe këtë e ka bërë sepse e ka dashur.Lidhja ka zgjatur 6 muaj por ajo është ndier e plotësuar. Ndërkohë që ai ka rreth 4 muaj që qëndron në burg, Françeska është e detyruar të mos e konsierojë veten më të lidhur me të. Arbri e ka pyetur në qoftë se duke u lidhur me Ermalin mund të harrojë lidhjen e saj. Por Françeska i është përgjigjur me siguri që nuk mund t’a harrojë atë lidhje dhe i ka rrëfyer Arbrit se ai ishte personi i parë brenda në shtëpi që ajo fliste për diçka të tillë.(Xh.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit