BB5-Françeska:Ndihesha inferiore
përpara Ermalit dhe Liamit

BB5-Françeska:Ndihesha inferiore<br />përpara Ermalit dhe Liamit
Françeska fillon të bisedojë me Arbrin në dhomën e ndenjes. Arbri e pyet atë për shoqërinë e saj. Françeska tregon se ka shumë shoqe, por vetëm dy prej tyre mund t'i konsideroj shoqe të vërteta. Më pas fillon të tregojë për dëshirën që kanë pasur prindërit që ajo të hynte në shtëpinë e Big Brother. "Unë kisha frikë se do të ndihesha inferiore përpara Ermalit dhe Liamit, por jam përballur shumë mirë me situatat", shprehet Françeska.

 Ajo thotë se ka pasur dëshirë të lidhet me Ermalin që përpara se të hynte në shtëpi dhe simpatinë për të ia ka shprehur edhe të atit. Pak minuta më vonë Vëllai I Madh vendos muzikë në sfond e banorët fillojnë të kërcejnë. Ermali dhe Erioni shijojnë muzikën në sfond e më pas fillojnë të bisedojnë për qëndrimin e gjatë në shtëpinë e Big Brother. Erioni çuditet se si ka mundur të qëndrojë për tre muaj i mbyllur në shtëpi. Ai thotë se nuk do të kishte pranuar ta bënte këtë gjë në rrethana të tjera. "E kishe menduar, brenda i izoluar, pa telefon e internet", thotë Erioni.

Ndërsa Ermali nuk e shikon si sakrificë shumë të madhe. Ermali dhe Erioni mendojnëe bëjnë plane se me cilët nga banorët do të dalin nëpër klubet e natës, kur të dalin nga shtëpia. Erioni thotë se do të dalë me Klaudjan, Gracianon, Ermalin. Më pas flet për Gentën e thotë, sikur ta marrim edhe atë me vete e të na humbë e të mos e gjejmë dot se ku është. "Edhe me Mandin. Mandi është tip", shprehet Erioni. Të dy banorët qeshin me Gentën. Ndërsa Ermali përmend fjalët e saj, e cila ka thënë se kërkon që të dalin të gjithë së bashku, ashtu siç kanë dalë banorët e edicioneve të tjera.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola