BB5- Françeska puthet
me Ermalin, kthehet çifti

BB5- Françeska puthet <br />me Ermalin, kthehet çifti
TIRANE- Dy banorët më të komentuar të shtëpisë së Big Brother , Ermali dhe Franceska kanë zyrtarizuar më në fund lidhjen e tyre. Ka mjaftuar një takim romantik brenda qelisë së burgut, ku Ermali po vuan dënimin së bashku me Liamin dhe Arbrin, që ata të dy të riktheheshin përsëri. Françeska shkon pranë qelisë së tre të dënuarve dhe i kërkon Ermirës, gardianes së burgut, që të takojë Ermalin brenda në qeli. Ermira e lejoi dhe i përcaktoi edhe orarin e kohëzgjatjes së vizitës. Françeska shkon pranë shtratit të Ermalit dhe i thotë duke e puthur e përqafuar "më kishte marrë shumë malli për ty". Më pas Ermali e pyet se si ka fjetur ajo natën e kaluar pa të pranë dhe shton "do vish të flesh këtu me mua sonte". Françeska i përgjigjet "po" dhe Ermali e sugjeron që ajo të bëjë kërkesë te Vëllai i Madh për këtë gjë. Françeska i thotë në formën e një pyetjeje Ermalit,"ty nuk të merr malli fare për mua, apo jo?", por Ermali i përgjigjet "më merr, si s'më merr". Gjatë kësaj kohe Françeska dhe Ermali shkëmbejnë puthje e përqafime të ngrohta mes tyre, ndërsa Liami dhe Arbëri mbajnë një çarçafë të hapur, për të penguar shikimet e banorëve të tjerë kundrejt çiftit duke krijuar kështu një situatë qesharake. Ermira njofton Ermalin dhe Françeskën se edhe një minutë ka ngelur nga takimi i tyre, ndërsa ata i luten që t'i lërë pak më shumë bashkë. Nuk kalon shumë kohe dhe Ermira i njofton përsëri çiftin se duhet të dalë Françeska. Të dy puthen në buzë dhe Françeska del nga qelia. Javën e kaluar Ermali i kërkoi Franceskës që të ndaheshin, pasi ai kishte hyrë për lojë dhe jo për të krijuar një lidhje. "Unë kam hyrë vetëm në lojë dhe nuk dua të identifikohem me njeri. Për Françeskën kam respekt por tani dua të përqëndrohem vetëm te loja", u shpreh Ermali, gjatë spektaklit të ditës së shtunë. Por mesa duket ish-mister Albania, Ermal Merdani nuk i ka rezistuar dot tundimit të 19 vjecares nga Vlora, dhe ata janë përsëri bashkë. Shumë prej banorëve të shtëpisë e kanë konsideruar lojë marrëdhënien e tyre, por në të njëjtën linjë kanë qënë edhe familjarët e Ermalit. Në një intervistë dhënë pak javë më parë për suplementin THASH & THEM të gazetës , motra e Ermalit është shprehur se kjo është thjeshtë një lojë. "Unë e njoh mirë vëllanë tim dhe mendojë që kjo është një lojë, nuk ka ndenjë mes tyre. Mendojë që Franceska është një adoleshente e papërmbajtur, dhe bën disa veprime të ekzagjeruara kundrejtë tij. Mendojë që ajo duhet të rezervohet pak më tepër", është shprehur Tea Merdani. Ndërsa babai i Franceskës i ftuar në spektaklin e së shtunës nuk ka preferuar të prononcohet për këtë pjesë po vetëm ka pohuar, që e sheh të bijën gjithnjë e më shumë optimiste brenda shtëpisë".(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike