BB5-Françeska shpërthen në
 lot prej mallit për të atin

BB5-Françeska shpërthen në<br /> lot prej mallit për të atin
Pas spektaklit të natës së mbrëmshme të “Big Brother” banorët janë argëtuar duke kërcyer nën muzikën që Liami luante si DJ. Ndërkohë që jo të gjithë janë argëtuar mjaftueshëm. Ndërsa banorët e tjerë kërcejnë Ermali veçohet prej tyre dhe shkon të lahet në pishinë. Më vonë tek ai shkon edhe Françeska por Ermali e injoron praninë e saj. Vajza i kërkon falje që e ka bezdisur por Ermali sërish nuk i kthen përgjigje. Pasi bashkohet me banorët e tjerë Françeska fillon të qajë. Ajo bisedon me Edin duke i thënë se shkaku i lotëve të saj është i ati. Françeskës i vjen keq që nuk ka qënë pranë tij gjatë ditëlindjes së babait. Ajo i drejtohet edhe Erionit duke i thënë “Jam xheloze sepse ti e takove babin, unë jo” dhe më pas bërtet “Dua Babin!”. Ajo përqafon Elvisin për të gjetur ngushëllim tek ai.(xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit