BB5, Françeska -Ermalit:
''Kam humbur kohën me ty''

BB5, Françeska -Ermalit:<br />''Kam humbur kohën me ty''
Kur na ndan vetëm një javë nga finalja e madhe e Big Brother Albania, çifti i vetëm i këtij realtiy shoë, Ermali dhe Françeska, duket se kanë pasur probleme mes tyre. Ka mjaftuar një zënke , e cila ka vënë në pikëpyetje lidhjen e dy nga finalistëve të Big Brother Albania. Ata shtrihen për gjumë, por momentet e qetësisë nuk zgjasin shumë dhe mes tyre fillojnë debatet. Françeska i thotë Ermalit se “çfarë tipi më mendon ti mua?” e ai i përgjigjet “ti je tip që edhe pse e di që nuk duhet të flasësh ndonjëherë, flet edhe pse ndoshta me shaka thua gjëra që nuk duhet t’i thuash”.

Françeska i thotë Ermalit se ajo është tip i hapur prandaj ato që mendon e di i thotë, por Ermali e kundërshton , duke i thënë se nuk mund të thuash gjithmonë atë që mendon. Ndërkaq Françeska mërzitet dhe i thotë Ermalit se, “ndonjëherë nuk e kuptoj sesi rri e përshtatem me një tip si ti, çdo ditë e më shumë e vërtetoj, që ne të dy jemi shumë ndryshe”. Më tej Françeska sqaron, “jo se ti nuk vepron mirë, por ti je më i pjekur se une, une i bej gjerat me instinkt, me ndjenje, ti tregohesh shume i matur perpara se te besh nje gje”. Ermali i thote se ajo ka treguar vazhdimisht se ne lidhje është më lart se ai sepse ndërhyn shpesh e flet në emër të Ermalit. Françeskes nuk i vjen mirë nga akuzat që i bën Ermali dhe i thotë se ajo ka folur në momentet , që ai ka heshtur dhe është diskutuar lidhja e tyre në çift. “More zjarr kot në live, ndërhyre kot” i thotë Ermali Françeskes dhe me pas shton “:ti po ben te njejtat gabime qe te kam thene edhe shumë kohë më parë”. Françeska kërkon që të mbrohet dhe Ermali i thotë “në rregull ke te drejte, se nuk kam nerva te diskutoj tani fleme gjume”. Françeska vazhdon me tej duke i thënë se, “sinqerisht me këtë mënyrë komunikimi që kemi, është shumë e vështirë, që të vazhdojmë bashkë”. Ermali i përgjigjet ftohtë “në rregull, nuk vazhdojmë dot ashtu është”.

Çifti përpiqet të sqarohet

Françeska shkon në dhomën e gjumit dhe pasi shtrihet në krevat me Ermalin e përqafon dhe e puth atë, duke i shprehur me fjalë dashurinë. Vëllai i Madh vendos muzike në sfond e banoret fillojnë të kercejne veç e veç, të ndarë nëpër shtëpi.
Françeska dhe Ermali ulen afër njeri-tjetrit e fillojnë të sqarohen rreth disa keqkuptimeve me njeri-tjetrin. Françeska nuk është e kënaqur nga mënyra sesi Ermali sillet me të dhe ia bën atij të qartë këtë gjë.

 Ndërsa Ermali mundohet t’i shpjegojë se edhe presioni i lojës ka ndikuar tek ta, por gjithashtu ai shton se shumë situata Françeska i shikon me sy tjetër lidhjen. Ai e qorton që ajo e ka shprehur në sy të të gjithëve pakënaqësinë e saj. Françeska i thotë se është përpjekur të ndryshojë, në mënyrë që t’i përshtatet atij, ndërsa Ermali i thote se nuk i ka kërkuar kurrë, që ajo të ndryshojë për të. Nuk e dimë sesi do të jetë marrëdhenie e tyre, kur të dalin jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por si për shumë çifte të këtij reality shoë, përballja me realitetin e jashtëm ka qenë përballja më e mirë. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë