BB5-Franceska:“Nuk jetoj dot pa Ermalin”

BB5-Franceska:“Nuk jetoj dot pa Ermalin”
Françeska shkon te dera e dhomësburg, duke ruajtur "të burgosurit". Arbri e pyet nëse ajo mund ta kalonte dot jetën me Ermalin, ndërsa Françeska thotë: "Jo". Ajo shprehet se nëse Ermali është edhe në jetën e përditshme, kështu siç e ka shfaqur veten brenda shtëpisë, atëherë ajo do ta kishte të pamundur jetesën me të. "Ky është flori djalë, sinqerisht ta them", i thotë Arbri. Ajo thotë se Ermali është duke shpenzuar shumë pak kohë me të tani që kanë 24 orë bashkë me njëri-tjetrin dhe ajo thotë se ka dyshime që lidhja e tyre mund të funksionojë. "Ndihem mirë që flisni për mua", shprehet Ermali duke qeshur.
ARBRI-FRANÇESKËS "ERMALI S'KA TË DASHUR
Arbri del në kopsht për të pirë cigare, i shoqëruar nga Françeska. Ajo është kurioze të dijë se çfarë bisede ka bërë Arbri pak më përpara me Ermalin. Ajo kërkon të dijë nëse Ermali është i lidhur jashtë shtëpisë apo jo. Arbri nuk do që t'i tregojë detaje, por i thotë se ai aktualisht nuk është i lidhur. "Ka pasur një lidhje para dy vjetësh dhe po të ishte ende do të ta thosha", i thotë Arbri. Ai e këshillon që ajo t'i shijojë ditët e qëndrimit brenda në shtëpi, por Françeska thotë se mendon edhe për lumturinë e të dashurës së tij, e cila është duke e pritur, nëse ekziston. Arbri thotë se Ermali është djalë i mirë dhe se nuk duhet që të ketë frikë nga ai. "E di që është djalë i mirë, prandaj u afrova", shprehet Françeska. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike