BB5- Genta dhe Edi debate me tone të larta

BB5- Genta dhe Edi debate me tone të larta
Rinisin debatet në “Big Brother”, këtë radhë protagonistë të tij bëhen Edi me Gentën. Pasi Liami hap një diskutim të vjetër midis tyre Edi përpiqet të sqarojë Gentën dhe të tjerët për shprehjet jo-etike të tij brenda shtëpisë, kundrejt banorëve të tjerë, nuk janë ofendime, por mënyra e tij e shprehjes në njerëzit në afrimitet. Megjithatë vajza nuk i pranon justifikimet, duke bërë kështu që midis tyre të lind të një debat me tone mjaft të larta. Genta i thotë Edit se ai nuk duhet të shprehet në atë mënyrë me atë , as për koefidencë dhe për asnjë arsye tjetër në botë. Më pas ajo i thotë “Unë kam qarë gjithë mbasditen dhe ti nuk erdhe 5-minuta që të më sqaroje”. Edi këmbëngul se ai ia ka thënë që në sekondën e parë arsyenpor ajo e mohon këtë fakt. “S’ke ditur ta kuptosh” i thotë Edi Gentës dhe Genta i thotë “sqarimin ti ia dhe Mandit jo mua”. “Mund të ma thoshte kushdo, nga ti nuk e prisja. Një shpjegim një falje unë e kam pritur nga ty dhe ti nuk ma dhe” i thotë Getjana Edit. Edi i jep fund debatit i nevrikosur dhe vazhdon t’i japë të drejtë vetes, por Genta e kundërshton. Ndërkohë që banorët e tjerë ndërhyjnë për t’i dhënë fund debatit duke i kërkuar Gentës që të mos e vazhdojë më tej sepse situata u rëndua më shumë nga ç’pisnin. Më pas Liam duke ndryshuar temën e bisedës nëpërmjet një pyetje që i drejton Edgarit për të birin.(xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit