Vazhdojnë dinamikat në shtëpinë e “Big Brother”. Anila dhe Meti janë afruar me njeri-tjetrin duke u përqafuar dhe puthur në një krevat. Gjithashtu ata hedhin batuta e fillojnë të qeshin së bashku. Por shakatë i kanë nisur edhe Vlashi me Gentën dhe Lorenën. Ndërkohë Liami ndodhet në ndhomën e gjumit duke biseduar me Gentianën, Doloresën, Lorenën e Vlashin në lidhje me debatin e tij me Ermalin. Sipas Gentianës shkaku për zënkën ka qenë Françeska e cila i ka transmetuar fjalët në mënyrë të gabuar.Liami mendon se Françeska, nëse ndahet me Ermalin, mund të shkojë pa problem në krahët e tij, por ai nuk e do këtë gjë dhe kjo nuk ndodh sepse nuk mundet.më pas ai thotë se është i pafajshëm për situatën në fjalë sido që ta shohësh. “Ti i sjell rrotull të gjithë, prandaj të voton publiku”,-i ka thënë Genta Liamit.Banorët e tjerë qeshin e më pas dikstutojmë mbi tema të tjera.(Xh.K/shqiptarja.com)