Ndërkohë që banorët e tjerë janë në dhomën e gjumit duke ngrënë hallvën e pregatitur nga Edi,“të dënuarit” kanë nisur të mendojnë për arratisjen e tyre. Megjithatë ata e rimendojnë edhe njëherë duke patur parasysh që masa e penalizimit mund të shtohet. Më pas tek ata afrohet Genta e veshur si gardiane dhe nis të bëjë batuta dhe krijon një amtmosferë me të vërtetë gazmore. Ndërkohë në dhomën e gjumit banorët shkojnë afër krevatit të Gracianos dhe fillojnë të komentojnë fotot tij, duke folur edhe për fotot e tyre kur kanë qenë të vegjël.(xh.k/shqiptarja.com)