BB5-Graciano Tagani:Me Lorin
tashmë shijojmë dhe ditën

BB5-Graciano Tagani:Me Lorin <br />tashmë shijojmë dhe ditën
Pjesëmarrja në Big Brother ka qenë për të një nga eksperiencat më të bukura dhe çdo ditë në këtë reality e ka shijuar sikur të ishte dita e fundit. 19- vjeçari nga Tirana, Graciano Tagani, i cili ka lenë javën e shkuar shtëpinë më të famshme në Shqipëri, thotë se përveç momenteve të bukura është përballur edhe mjaft ashpër me banorët e shtëpisë. Balerini vlerëson se banori më fallco brenda shtëpisë është Liami, i cili nuk di të përballet me banorët në sy. Duke u ndalur te marrëdhenia e tij me Lorenën, një tjetër konkurrent e BB5, ai thotë se lidhja e tyre po ecën mirë, madje tani kanë filluar të shijojnë edhe ditën, jo vetëm natën siç ndodhte në BB.

Graciano, e prisnit të eleminoheshit nga BB?

Realisht nuk e prisja por nuk ishte fundi i botës.

Mendoni se Genta është një konkurrente e fortë?

Mendoj se, është një konkurrente e fortë nga vajzat e BB5, por kishte mundësinë të jepte më shumë në të gjitha aspektet.

Keni qenë edhe herë të tjera në nominim, por si ishte kjo javë e fundit për ju?

Çuditërisht do të thoja nga më të qetat dhe që e kam shijuar më shumë. Fakti që kam qenë në nominim nuk përbënte ndryshim nga javët e tjera , sepse kam qenë njësoj gjatë gjithë kohës. Unë çdo ditë shtëpi, e jetoja si të ishte e fundit.

Kë takuat menjëherë sa dolët nga BB?

Personat e parë që takova ishin mami, shoku im i ngushtë Gledi dhe çuditërisht tatën e Erjonit (qesh) .

Po me Lorenën u takuat?

Po, por edhe po mos të doja ta takoja, nuk kisha ku të shkoja se ishte në studio bashkë me të eleminuarit e tjerë të BB5 (qesh).

Si po vazhdon lidhja juaj tani që jeni jashtë?

Them se po shkon mirë. Tani jemi më të përqëndruar tek njëri- tjetri dhe ka filluar të na shijojë edhe dita.

Si ju duket Lorena jashtë shtëpisë?

Në tip njësoj si brenda saj, por për disa gjëra të tjera ndryshon. Qenka më aktive jashtë saj.

Do të jetoni bashkë?

Ehhhh ikën ato kohëra (qesh), gjithsesi të ardhmes nuk i dihet.

Le të kthehemi te BB, cili nga banorët mendoni se do ta fitojë këtë reality show?

Nuk dua të jap një emër të caktuar. Fakti që nuk jam unë nuk më intereson se kush do të jetë fituesi. Për mua është njësoj kushdo që t`a fitojë.

Pse nuk u përfshit në asnjë nga grupet e shtëpisë?

Sepse më pëlqen më shumë të jem lider sesa “lodër”, që përdoren nga grupet që janë aty brenda. Fakti që un nuk u përfshiva në asnjë nga grupet e tregoi fare mirë këtë gjë.

Keni patur debate të forta me dy lideret e grupeve, qoftë me Liamin qoftë me Ermalin, cili ishte shkaku?

Po e nis me Liamin . Kam patur debate të forta me të, sepse nuk është aspak real aty brenda. Gjithçka e bënte mbrapa krahëve dhe ishte personi më i pabesë, që kam njohur deri më sot. Arsye këto të cilat më bënin që të debatoja me atë, por ai duke mos u përballuar dot situatën e kalonte debatin në ofendime personale familjare dhe shoqërore. Ndërsa me Ermalin marrëdhënia ka qenë më miqësore. Debatet vinin kryesisht si pasojë e mendimeve të kundërta që kishim për çështje të ndryshme.

I shikon si dy nga konkurrentët e fortë të këtij spektakli?

Jo vetëm këta të dy.

Po marrëdhënia juaj me Françeskën si ka qenë, pasi ju jeni moshatar?

Relativisht e mirë. Si moshatar që ishim kuptoheshim shumë mirë si unë dhe ajo. Madje dua të them që dhe pse ishim më të vegjëlit në moshë, kemi qenë pikërisht ne që jemi përballur me ata që ju i cilësoni “si më të fortët”.

Cili ka qenë momenti më i bukur brenda shtëpisë?

E them me krenari që isha banori i vetëm në shtëpinë e BB5 që më janë bërë surprizat më të bukura, që nga dita e parë kur hyra dhe deri në fund. Sigurisht që këto do mbeten gjatë në memorien time. Siç e thashë edhe më lartë, e kam jetuar çdo ditë në maksimum.

U takuat me babanë tuaj, pasi dolët nga BB?

Jo sepse im atë jeton në Itali, por ka qenë personi i parë, që kam komunikuar nëpërmjet telefonit.

Çfarë do t’iu mungojë nga kjo eksperiencë?

Gjithçka... madje dhe gjërat jo të këndshme,që mund të kem përjetuar aty brenda.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Nxënësit e mi mezi po e prisnin daljen time, që unë të vazhdoja punën. Madje që ditën e parë që dola pata dhe shumë regjistrime në palestrën “Graciano dance”. Por gjithsesi puna ime fillon javës që vjen. Kjo javë vetëm pushime.

Mendoni që BB, do të jetë një trampoline e mirë, drejt artit?

Absolutisht që po dhe kjo ishte arsyeja kryesore që unë mora pjesë në BB5. Frytet e para jam duke i shijuar, që në këto ditë të para.

Me thoni me një përkufizim, ç’mendim keni banorët e BB5?

Ermali- Magazinieri i shtëpisë pasi është ai që bën inventarin për çdo gjë.

Françeska- Është Miss-i i shtëpisë e cila di ti bëj ballë çdo situate.

Liami - Njeriu më fallco dhe i pabesë, që kam njohur ndonjëherë.

Arbri - inteligjent i drejtpërdrejtë dhe më shumë sens humori

Gerta - një masazhatore perfekte

Dritani - djalë me norma dhe i drejtë

Genta - kacavidhe (qesh)

Cilin nga banorët e BB, konsideroni si mikun tuaj më të mirë?

Nuk kam vetëm një por disa duke filluar nga Edgari, Anila, Ola, Albulena, Erjoni, Genta uhhhh sa shumë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve