Ina e keni ndjekur edicionin e 5-të të BB?
Shumë pak e kam ndjekur, por deri diku i njoh banorët.
Si ju duket?
Përmbledhjet që shikoj, më duket lezetshëm.
Me aq sa e keni pare cili prej tyrë është banori më interesant?
Si banorin më interesant brenda shtëpisë do të veçoja Metin. Ai është një djalë simpatik dhe i qetë.
Po banori që nuk ju tërheq?
Për aq pak sa i ndjek unë, nuk kam ndonjë emër konkret.
Si ju duken djemtë brenda shtëpisë?
Djemtë e shtëpisë janë lezeti i këtij edicioni të 5-të të Big Brother. Ata janë më interesant në krahasim me femrat.
Ka pasur shumë djem simpatik ky Big Brother, cili ju tërheq më tepër si pamje?
Më pelqen shumë mënyra sesi vishen djemtë këtë vit. Ndërsa në pamje asnjëri nuk është në shijet e mia.
Po për vajzat c’mendim keni?
Vajzat?! Më duket se aty s’ka fare të tilla. Për mua s’janë femra kur nuk dinë të pastrojnë vendin që rrinë, mos të flasim pastaj për zgjuarsie veshje që jane edhe më keq.
Njihni ndonjë prej banorëve personalisht?
Jo asnjërin prej tyre nuke njoh personalisht.
Është cilësuar si një nga BB, që ka pasur debate si ju duken debatet mes tyre?
Më pëlqen që janë aq shpërthyes me njëri-tjetrin sepse kjo gjë i bën edhe më interesant. Por në të njëjtën kohë është edhe nivel i ulët komunikimi midis tyre, këtu duke i veçuar disa prej tyre jo të gjithë.
Do të kishit ndonjë koment për lidhjet brenda shtëpisë?
Nuk i besojë shumë. Aty është ambienti që të afron dhe të bën të kapesh pas dikujt si për të pasur një motiv për të vazhduar lojën deri diku sepse jo gjithmonë funksionon loja çift. Jashtë është krejt e kundërta dhe për këtë janë dhënë prova, në edicionet e kaluara të Big Brother që nuk kanë zgjatur sapo edicioni ka përfunduar.
Ju krijuat vet një raport brenda shtëpsië, me Polin sot pas kaq kohësh si do të mund ta përkufizonit një lidhje brenda shtëpisë?
Lidhjet brenda shtëpisë së Big Brother, mendoj se janë të bukura për aq sa zgjasin aty.
Si janë marrëdhëniet tuaja sot?
Normale, nuk ja kursejmë përshendetjen njëri-tjetrit edhe pse ndodh rrallë.
Po me banorët e tjerë të BB, si janë raportet?
Ashtu si edhe në BB1 me pjesën më të madhe të banorëve kam pasur dhe kam marrëdhënie të mira.
Në Big Brother keni pasur mosmarrëveshje me Ildën, si janë marrëdhëniet tuaja sot?
Mmm...nuk e kujtoj këtë episod të BB1 !
Vazhdon miqësia juaj me Visin?
Po miqësia ime me Visin vazhdon që nga BB1. Mund të them se ndihem me fat, që kam një mik të tillë.
Fama që merr nga Big Brother, sipas jush venitet me kalimin e kohës, apo gjithmonë kujtohesh nga publiku si personazh i tij?
Për pjesën më të madhe të banorëve po. Jo të gjithë e kanë fatin të kujtohen si personazhe dhe aq më tepër të dinë ta menaxhojnë famën që marrin. Personalisht mendoj se personazhet e BB1 nuk do harrohen lehtë sado edicione të zhvillohen.
Vazhdojnë t’iu përndjekjen thashethemet?
Eh, në Shqipëri njerëzit rrojnë me thashetheme, por tashmë jam mësuar.
Cila ishte ana positive dhe negative që solli pjesëmarrja në Big Brother në jetën tuaj?
Pozitive sepse pata fatin të provoja veten në një eksperience unike e të njoh njerëz që vlejnë. Negative përveç fjalëve të tepërta asgjë më shumë.
Sa shpesh e kujton atë eksperiencë?
Ka gati 5 vjet që kjo temë, nuk është lënë pa u prekur në tavolinat ku ulem.
Me çfarë merreni aktualisht?
Aktualisht punoj në një kompani sigurimesh dhe ndihem mirë.
Cili nga edicionet e BB ka qënë më interesant për mendimin tuaj?
Kuptohet që pas BB1, mendoj se BB2 ka pasur me të vërtet tipa interesant dhe më ka bërë ta ndjekë shumë.
(xh.k/shqiptarja.com)