BB5-Klaudja bëhet xheloze

BB5-Klaudja bëhet xheloze
Klaudja është e mërzitur me Erionin dhe duket se është xheloze për qëndrimin e tij pranë Françeskës gjatë orëve të provës. Ajo del jashtë bashkë me Edgarin dhe Ermirën. Ata fillojnë të bëjnë thashetheme për Françeskën. Edgar përmend një debat që ka pasur me Françeskën dhe dy vajzat komentojnë sjelljen e saj.
Të tre gjykojnë veshjen e Françeskës brenda shtëpisë së Big Brother. Klaudja thotë se veshja e saj nuk është normale, ndërsa Ermira thotë se Françeska vishet në mënyrë të ekzagjëruar dhe ekspozon shumë trupin e saj. Edgari thotë se Françeska përdor bukurinë e saj për lojën sepse ai njeh dikë jashtë që ka të njëjtin tip me Françeskën.Pranë tyre vjen edhe Gentjana, por ajo nuk thotë asgjë kundër Françeskës, vetëm dëgjon të tjerët që flasin për të. Ndërkohë që ata flasin për Françeskën, banorët që janë duke realizuar provën, njoftohen se kanë mundësi që të pushojnë për 15 minuta nëse duan dhe më pas t’i rikthehen provës.
Klaudja shkon pranë Erionit dhe i kërkon që të sqarohet me të, por Erioni duket i mërzitur me Klaudjan dhe i kërkon që të mos diskutojnë gjëra të kota. Klaudja është xheloze për Françeskën, por Erionit nuk i pëlqen kjo. Ai i thotë Klaudjas se vetëm për respektin që ka ndaj Ermalit, ai nuk do ta shihte Françeskën me syrin që Klaudja mendon për të. Klaudja i kërkon Erionit që të mos rrijë më pranë Françeskës në kutinë e provës.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike