BB5-Klaudja:"Po dola unë,morët fund"

BB5-Klaudja:
Liam e Ermali teksa qëndrojnë në dhomën e burgut. Liami shprehet se Ermira është e zgjuar, e sapo është konfirmuar si banore e shtëpisë, ka dalë nga vetja. Ermali thotë se nuk i duket e zgjuar Ermira, ndërsa shton për argumentin që dha Liami, se ajo po merr frenat e lojës në dorë. Genta kalon pranë djemve e ata fillojnë të komentojnë menjëherë. Liam thotë se Genta përditë i pyet banorët nëse e kanë xhan, ndërsa Ermali i thotë Gentës se ka veshur bluzën e tij, por Genta e heq dhe e lë në tokë. Pas pak, Klaudja qëndron në kopësht me Vlashin, ku ky i fundit i thotë se do të ishte interesante nëse do të eleminohej Klaudja nga loja këtë javë. Klaudja i përgjigjet: "Po u largova unë, ju merni fund të gjithë, megjithëse do ju lë Liamin nga pas". Graciano e pyet se çfarë do të bëjë Liami më shumë se të tjerët e Klaudja përgjigjet se Liami do të zëvëndësojë atë, e do të bëjë që banorët mos të bien në depresion.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike