BB5, largohen 3 banorë
hyjnë 5 të rinj, forcohet gara

BB5, largohen 3 banorë<br />hyjnë 5 të rinj, forcohet gara
TIRANË - Kanë jetuar përreth 2 javë në shtëpinë e Big Brother, por aventura e tyre përfundoi. Albulena konkurrentja nga Kosova ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo rezultoi të ishte një nga banorët më pak të pëlqyera nga publiku shqiptar, duke humbur kështu shansin për të fituar 100 milion lekë. Një tjetër banorë që u largua nga shtëpia e Big Brother ishte Flori djali nga Baldushku. Aventura në reality shoë-n më të ndjekur në Shqipëri ka përfunduar gjithashtu edhe për Arjolën vajzën nga Tirana. Ndërkohë që 5 banorë të rinj i janë shtuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Doloresa 25 vjeçe me profesion arkitekte, Arbri 24 vjecari nga Prishtina i cili ështe diplomuar për ekonomi. Për ekonomi është diplomuar
edhe Vlashi 27 vjeçari që u pjesë e Big Brother Albania. Një tjetër konkurrente ishte edhe Ermira 25 vjeçarja nga Tirana, e cila pretendon që komunikimi është arma e saj më e fortë. Në shtëpi ka hyrë edhe Lorena 20 vjeçarja nga Korca, studente në Inxhinierinë e Ndërtimit. Në mbrëmjen e djeshme nuk munguan as surprizat për banorët. Ishte Erioni ai që përjetoi një surprizë të këndshme nga Vëllai i Madh. Ky i fundit na ka emocionuar të gjithëve me rrëfimin për jetën e tij, vështirësitë e të qenit vetëm, humbja e dhimbshme e nënës dhe lidhja fortë që ka me babain, që është njeriu më i shtrenjtë për të. Erioni shikon një klip, ku shfaqet babai i tij, brenda shtëpisë së BB, teksa i sjell makinën lodër e më pas bën një rrëfim, ashtu siç ka bërë dhe Erioni në provën e javës. Babai i Erionit tregoi për fëmijërinë e tij, faktin që ka qenë trazovaç, e më pas për adoleshencën e momentet e tyre të vështira, të humbjes së mamasë së Erionit. Emocione përjetoi edhe Edgari. Ai shkoi në dhomën e surprizave, ku dhoma ishte e mbushur me foto të djalit të tij dhe ai emocionohet shumë. Edit iu shfaq edhe momenti kur djali i tij ka bërë gol me Kombëtaren e futbollit këtë javë dhe ai u emocionua
shumë. Edgar Junior tha se i uron të atit fitore në Big Brother, ndërsa golin që ka bërë ia ka dedikuar të ëmës. Një tjetër pjesë e rëndësishme që u diskutua gjatë mbrëmjes së djeshme të spektaklit, ishin edhe tendencat për të krijuar lidhje në BB. Banorët disktuan për raportin mes Françeskës dhe Ermalit, por edhe për afrimin mes Klaudjas dhe Erjonit. Opinionisti Arjan Konomi tha se, këto afrime mes banorëve mund të jenë edhe lojë, por mund të ketë edhe ndenjë sepse vajzat kanë hyrë një javë më pas se banorët e tjerë. Dje në mbrëmje u bën edhe nomimet e para mes banorëve të BB.


(aq/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)