BB5-Largohet Doloreza, nominohet Graciano

BB5-Largohet Doloreza, nominohet Graciano
Një tjetër konkurrentë ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania dhe ka qënë pikërisht Doloreza. Publiku shqiptar vendosi që vajza nga Tirana, të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 milion lekësh. Banori i parë që i shpëtoi nominimit ishte Liami, dhe më pas Arbri dhe Klaudja. Opinionisti Arjan Konomi e ka cilësuar Liamin si një djalë shumë spontan brenda shtëpisë. “ Është një natyrë shumë spontane dhe thotë atë që ai mendon në të vërtet” , tha Konomi. Për Ermalin, Liamin dhe Arbrin, të cilët kanë qenë të izoluar në
dhomën e dënimit që prej së shtunës së kaluar “Vëllai i Madh”, kishte përgatitur një surprizë. Meqënëse izolimi nuk ka qenë fort i thjeshtë për ta pasi duhet të hanin vetëm fasule, makarona ose bukë me djathë. Djemtë takuan familjarët e tyre dhe përmes një telefoni folën me ta. Ermali me mamanë, Liami me të atin dhe Arbri me Vëllanë. Familjarët e tyre iu sollën djemëve nga një dhuratë . Arbri mori nga vëllai një kapelë të një dëshmori të luftës si dhe një këmishë të vëllait të cilën e pëlqen shumë. Mamaja e Ermalit i kishte gatuar byrekun e tij të preferuar , ndërsa babai i Liamit i solli këtij të fundit një shishe verë dhe një poster të Prodigy. Gjatë spektaklit pati edhe një nominim të papritur për banorët. Konkurrenti i cili mori më tepër vota për të dal jashtë shtëpisë ishte Graciano. Secili prej tyre tha një emër të një banori që donte ta nominonte, dhe Graciano ishte ai që mori më tepër vota. Një surprizë e veçantë iu bë edhe Ermirës. Data 16 mars është një ditë e rëndësishme për të, sepse përkon me një vjetorin e lidhjes së saj me njeriun e zemrës. Ajo shkoi në dhomën e rrëfimit, dhe aty gjeti një tufë lule dhe një kartolinë që ia kishte dërguar i dashuri i saj. Kjo kartolinë e emocioni jashtë mase. Gjatë spektaklit nuk munguan as debatet që janë të pranishme në këtë Big Brother. Një klip ku u shfaqën thashethemet që banorët kishin bërë për njëri tjetrin shkaktoi debat mes Klaudjas dhe Dolorezës. Në këtë debat u përfshi edhe Meti me Gentën. Meti përgjigjet se me Gentën një ditë janë mirë e një ditë jo, ndërsa Genta ndërhyn e thotë se marrëdhënia me Metin nuk shkon mirë, pasi ai është I shumë i paqëndrueshëm. Surprizat nuk munguan as për Anilën, e cila rrëfeu lidhjen e saj të ngushtë me gjyshen e saj. Vëllai i Madh kishte përgatitur një klip ku shfaqej gjyshja e saj, dhe Anila u emocionua shumë, teksa dëgjonte gjyshen e saj të fliste për të. Përsa i përket provës së javës ajo rezultoi të ishte e pasukseshme, pasi përgjatë gjithë javës konkurrentët e Big Brother ishin përballur me prova të ndryshme, në të cilat kishin dështuar. Buxheti i tyre edhe këtë javë do të jetë i përgjysmuar.(xh.k/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë