BB5, largohet Elvisi
qëndrojnë Anila e Françeska

BB5, largohet Elvisi<br />qëndrojnë Anila e Françeska
Një tjetër konkurrent që ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania ka qënë djali nga Kosova Elvisi. Elvisi rezultoi të ishte më pak i votuar nga publiku shqiptar, duke bërë kështu që ai të heq dorë nga ëndrra e tij për të fituar 100 milion lekë. Ai është banori i pare zyrtar që eleminohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ndërkohë që dy e banoret e tjera të nominuara, Françeska dhe Anila vazhduan të qëndrojnë brenda në BB. Sipas opinionistit Arjan Konomi Elvisi u penalizua sepse nuk ishte shumë i komunikueshëm "Elvisi është një djalë shumë i mirë , por ka qënë jo shumë i komunikueshëm. Persona që kanë një siguri në vetvete i bën më të mbyllur ndaj personave të tjerë", u shpreh Konomi. Gjatë spektaklit të BB, u hap edhe një tjetër televotim dhe ky për dy banoret e reja Lorenën dhe Ermirën. Publiku shqiptar vendosi që të dyja konkurrentet të vazhdonin lojën e tyre brenda shtëpisë.
Një tjetër moment interesant ishte edhe surpriza e përgatitur për Gracianon. Me rrëfimin e tij gjatë provës javor me objektet, ai na ka emocionuar të gjithëve me realitetin që përcolli teksa përshkruante jetën e tij 20 vjeçare. Një jetë e mbushur me të panjohura, me mungesën e figurës atërore. Vëllai i Madh kishte përgatitur një klip ku u shfaq mamaja e Gracianos e cila tregoi një hartim që ai kishte shkruar në moshën 10 vjeçare. Më pas brenda një kutie ishte një album fotografik, ku ndodhej fotoja e prindërve të tij. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte edhe shfaqja e një klipi për çiftet brenda shtëpisë, banorët diskutuan rreth tij. Franceska tha se nuk e mohon pëlqimin ndaj Ermalit, ndërsa ky i fundit sqaroi se, është përqëndruar tek loja dhe nuk mund të shkoj drejt një lidhje. Në të njëjtën linjë ishte edhe Erioni i cili pohoi se e pëlqen Klaudjan, sepse ka shumë të përbashëkta me të. Ndërkohë që Graciano dhe Lorena e zyrtarizuan pak a shumë lidhjen e tyre duke thënë që vendosëm ti japim një mundësi njëri tjetrit. 7 Marsi, festa e mësuesit erdhi në shtëpinë e BB-së bashkë me një zarf, ku u njoftua një lojë për banorët. Ata duhet të thonin alfabetin mbrapsht brenda një kohe të caktuar, një detyrë në dukje e pamundur.
Për personin që do e citonte më shpejt, u premtua dhe një surprizë. Ajo që e citoi më shtepjt alfabetin ishte Lorena , për të cilën Vëllai i madh kishte përgatitur një surprizë. Përmes një klipi Lorena pa mamanë dhe motrat e saj, ç'ka e emocionoi së tepërmi. Ndërsa përsa i përket proves së javës, ajo nuk u fitua nga banorët të cilët do të kenë 50% më pak të buxhetit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike