BB5- “Klaudia: Dolorezën do ta përcjellë të shtunën”

BB5- “Klaudia: Dolorezën do ta përcjellë të shtunën”
Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar, ku ndër to Ermira e Klaudja vënë bast që Klaudja nuk do të dale nga shtëpia e BB këtë javë. Nëse del Klaudja, i detyrohet Ermirës tre të qerasura jashtë shtëpisë, e nëse nuk eliminohet, Ermira i detyrohet Klaudjës. Graciano afrohet pranë tyre e komenton Dolorezën, ku thotë për të që po shfaq talentin në arkitekturë duke ndihmuar Edin me format që po krijon me kanaçet e Top Energy. Klaudja përgjigjet: "Mirë që ka arkitekturën, që të vihet pak në lëvizje". Klaudja shprehet se mezi po e pret ditën e shtunë e Graciano e pyet përse e ka gjithë këtë ngut. Ajo i përgjigjet: "Ngutem, sepse do përcjell Dolorezën". Ndërkohë, Doloreza ndihmon Edin për të formuar murin me Top Energy e teksa dëgjon fjalët e Klaudjës, shprehet se ka filluar të ndërtojë një mur e do të qëndrojë derisa t'a bëjë pallat. Klaudja shprehet se do ta shohin këtë gjë të shtunën, e Graciano ndërhyn duke ngacmuar Dolorezën.
Kjo e fundit shprehet se me valixhet e Klaudjës do të bëjë gradaçelë. Graciano e pyet Dolorezën nëse do t'ia dalë me ndërtimin e "pallatit" e ajo përgjigjet se kjo është puna e saj e nëse nuk shkon mirë, do t'i mbajë vetë përgjegjësitë. Graciano thotë se nëse Doloreza do t ë gabonte në profesionin e saj, do të ishte e pafalshme. Doloreza i kundërpërgjigjet ngacmimeve të Gracianos e Klaudjës duke i thënë se do të qëndrojë në lojë deri në fund.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike