BB5-Liami: "Më vjen inat nga banorët,
na shohin me çudi"

BB5-Liami: "Më vjen inat nga banorët,<br />na shohin me çudi"
Djemtë që janë të mbullur në dhomën e dënimit presin që t'ju sjellin drekën. Erioni u thotë se u ka gatuar fasule dhe Ermali përgjigjet: "O ç'më shkatërruan këta, janë bërë të gjithë kuzhiniera këtë javë". Liami thotë se i vjen inat me banorët sepse u kalojnë aty pranë e i shohin me çudi, a thua se ata nuk janë banorë. Ermali përgjigjet se sapo të dale do t'ua heqë mendjen banorëve, e do të gatuajë gjëra të mira për vete, e për ata s'do të bëjë asgjë. Ai shprehet se kur të dalin nga "burgu", me siguri banorët e tjerë do të sillen mirë me ta. Liam thotë se dje mezi ka rezistuar në atë dhomë të mbyllur e Ermali shprehet për Arbrin, se nuk po reziston dot. Erioni afrohet pranë tyre dhe i pyet nëse janë mërzitur e Liami i përgjigjet se është evidente që një tip si ai nuk rri dot i mbyllur. Ndërkohë, disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar për tema të ndryshme. Doloreza i thotë Edit se po i lë vetëm për një kohë të gjatë "të burgosurit" e tij e Françeska i kërkon Edit që t'a zëvëndësojë ajo. Vajzat kujtohen për Ditën e Verës, që është pas dy ditësh e aludojnë se prova e javës do t'i vijë në këtë ditë. Klaudja i kërkon Françeskës t'i lexojë filxhanin e kjo e fundit pranon.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike