BB5,Liami:Uroj të dal i fundit nga BB

BB5,Liami:Uroj të dal i fundit nga BB
Pas hartimit të buxhetit, Liami e Arbri nisin të bëjnë stërvitje duke ia nisur nga vrapi, e zgjedhin të përshkojnë gjithë shtëpinë, duke nisur nga kopshti, duke vazhduar në sallon e kështu me radhë. Ndërkohë, Ermali e Françeska marrin rreze dielli në oborr, e më pas Françi bisedon me Gentën.

Kjo e fundit shprehet se sot i ka dalë gjumit shpejt pasi ka parë shumë ëndrra, e Françeska i përgjigjet në bazë të pohimit të Gentës, se kjo e fundit ka për të bërë rrugë. Genta kundërpërgjigjet menjëherë e thotë: “ Ti do dalësh Françeska”. Kjo e fundit shton: “Do ta shikojmë këtë gjë”. Liami ndërhyn teksa është afër vajzave e shprehet se të pestë banorët konsiderohen në nominim, e për veten uron të dalë i fundit nga BB, që do të thotë në formën e fitimtarit.

Të gjithë përfshihen në biseda për veshjen e të shtunës të finales e Ermali i thotë Gentën se ajo kërkon të vishet si super-star. Genta përgjigjet se nuk ka ardhur për këtë gjë në BB, por kërkon të gjejë një punë e i kërkon Ermalit të mos bëhet banal në mendimet e tij. Ajo shton se ka pasur mendim tjetër për Ermalin e Liami e pyet menjëherë: “Ke ndryshuar mendim për Ermalin tre ditët e fundit?”. Genta përgjigjet se djemtë kanë filluar të kapen pas fjalëve e kjo nuk është normale dhe Ermali e tepron me shaka. (xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë