BB5- Melisa Zaganjori: Edgari nuk e dinte që djali i tij luante me kombëtaren

BB5- Melisa Zaganjori: Edgari nuk e dinte që djali i tij luante me kombëtaren
Një tjetër konkurrent që ka fituar shumë vëmendje këto ditë të parë është edhe Edgari. Babai i sulmuesit të kombëtares ka një moshë tjetër nga të gjithë konkurrentët e tjerë dhe kjo e ka vendosur në qendër të vëmendjes.
Për Melisën, konkurrenten e edicionit të parë të “The Voice of Albania”, Edgari është njerku perfekt. “E kam njohur tre vjet më parë, në ditën e 15-vjetorit tim, për shkak të lidhjes me mamanë time. Personalisht, më është dukur i njëjti njeri si jashtë ashtu edhe brenda. Sipas Melisës, Edgari ka një armë që të tjerët nuk e kanë: “Ai është në gjendje të përshtatet me çdo lloj brezi. Ka njohuri të mëdha dhe miqtë e mi janë bërë edhe të tijët pavarësisht moshës. Unë mendoj se këto ditë Edi po i teston pak kundërshtarët, provokon pak. Nesër merret vendimi nëse do të jetë apo jo konkurrent dhe nëse përfundimisht do të konfirmohet, do të jetë një pretendent serioz deri në fund. Jam gjithashtu shumë e lidhur edhe me I-xhein (Djalin e Edgarit, Edgar Xhunior), ndonëse nuk shihemi shpesh. Ajo ka thënë gjithashtu se Edgari nuk e dinte qe djali i tij luante me kombëtaren shqiptare.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)