BB5-Meti tenton të puth Françeskën

BB5-Meti tenton të puth Françeskën
Gjatë gjithë darkës meti ka ngacmuar me shaka herë pas here Françeskën. Ai i ka thënë disa herë se dëshiron që ta puthë dhe ndonjëherë tenton edhe t'i afrohet. Në një moment ajo ndodhet në kuzhinë me Ermirën, Vlashin dhe Metin dhe gjatë kësaj kohe Meti vazhdon me ngacmimet e tij. Meti i thotë se nuk lejon njeri që ta puthë në faqe apo t'i prekë fytyrën sepse i acarohet lëkura dhe Françeska i thotë "hajde të them një llaf" dhe kur Meti afrohet ajo e puth në faqe. Meti i shtyrë edhe nga ky ngacmim i thotë "mbylli sytë të të them diçka". Françeska mbulon vetëm buzët duke e ditur që Meti do të tentojë që ta puthë. Meti i afrohet, por tentativa e tij dështon pasi Françeska mbulon buzët me duar. Françeska e komenton tentativën e Metit me banorë të tjerë. Fillimisht ajo ia thotë Gracianos dhe Lorenës dhe më pas e diskuton një gjë të tillë me Ermalin pranë qelisë së burgut. Ermalit nuk i pëlqen kjo sjellje e Metit dhe Françeskës dhe e akuzon këtë të fundit se e ka lejuar vetë që të sillet në atë mënyrë. Françeska justifikohet duke i thënë se ajo nuk e lejoi metin që ta puthte dhe nuk do ta lejojë. "E di, e di po koha do ta vërtetojë" i thotë Ermali Françeskës dhe ajo mërzitet nga mosbesimi i tij. "Të thuash për Vlashin, apo për dikë tjetër që unë rri afër ok, por jo për atë" i thotë Françeska Ermalit. Ermali i mërzitur i kërkon që të mos flasin më për këtë temë se nuk i pëlqen. Ai i bën të qartë Françeskës se nuk po ia thotë këto gjëra për të mos dalë keq që të dy përpara të tjerëve dhe jo për xhelozi.

FRANÇESKA: "ERMALI MENDON SE PO AFROHEM ME METIN PËR LOJË"

Graciano qëndron me Françeskën në kopësht duke biseduar. Graciano pyet Françeskën sesi ka reaguar Ermali, kur ajo i ka treguar për ngacmimet e Metit ndaj saj. Françeska tregohet indiferente e thotë se nuk i ka folur fare Ermalit sot, e shton se ai i kishte sjellë disa tollumbace te dhoma me anë të Edit. Ajo shprehet se Ermali e ka ofenduar duke i thënë se po afrohet me Metin për lojë, pasi ajo nuk mund të ketë dy lidhje brenda shtëpisë. Graciano e pyet nëse Ermali është bërë xheloz e ajo përgjigjiet se Ermali nuk e pranon këtë fakt, por nuk di të jape një përgjigje të saktë.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona