BB5- Motra e Ermalit:Marrëdhënia e tij me Françeskën është lojë

BB5- Motra e Ermalit:Marrëdhënia e tij me Françeskën është lojë
Ai ishte i njohur për publikun shqiptar, sepse në vitin 2009 do të zgjidhej Mister Albania 2010. Bukuroshi Ermal Merdani i shpallur “Mister Albania”, në spektaklin e Vera Grabockës, pas dy vitesh fitore të kurorës vendosi të marrë pjesë në një sfidë tjetër, që do të ishte pikërisht loja në “Big Brother 5”. Studimet i ka përfunduar për Gjermanisht dhe është diplomuar si Specialist-Kontabël. Ai ka jetuar për disa kohë në Gjermani, ndërkohë që para së të hynte në Big Brother punonte si stilist flokësh në sallonin e tij në Tiranë. Idenë për të marrë pjesë në një reality show, ai e kishte shprehur që pas shpalljes mister duke pohuar se: “Jam tip aktiv, më pëlqen debati dhe ia vlen që njerëzit të më përjetojnë live”. Prej 2 javësh publiku shqiptar është duke e ndjekur 24 orë në 24 aventurën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe që javën e parë ai u komentua shumë për sjelljen e tij. Ka qënë mjaft aktiv në debate brenda shtëpisë, ku ka treguar jo pak herë arrogancë dhe karakterin e tij të fortë. Kohët e fundit është komentuar gjatë edhe marrdhënia e tij me Françeskën. Shumica e banorëve e kanë quajtur si lojë dhe në të njëjtën linjë janë edhe familjarët e tij. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, motra e tij Tea Merdani thotë se gjithçka që Ermali bën aty brenda është një lojë. Ajo na tregon se ajo dhe familja e ndjekin dhe e mbështesin atë, ndërsa shton se eksperienca në BB do ti hap atij shumë dyer në botën e spektaklit.



Tea e ndiqni Big Brother Albania, si ju duket Ermali brenda shtëpsië?

Ermali më duket shumë mirë. Ne e ndjekim vazhdimisht dhe e mbështesim të gjithë. Unë kam besim të plotë vëllai im.

Është një nga konkurrentët më aktiv brenda shtëpisë si ju duken debatet që ai zhvillon?

Ermali është një djalë i çiltër dhe i sjellëshëm. Sjellja e tij është e mirë por ndonjëherë është pak i vrazhdë. Ajo që nuk më pëlqen tek ai është pikërisht vrazhdësia, por megjithatë ai ngelet një djalë i dashur .

Ka rreth 2 javë në BB, sa real është Ermali aty brenda ?

Ai është i njëjti karakter si brenda dhe jashtë shtëpisë, sepse Ermali është një djalë i drejpërdrejtë atë që ka ta thotë në sy. Gjithsesi unë mendojë që ajo është një lojë, dhe nuk mund të jesh 100% vetvetja aty brenda. Gjërat që i thotë troç brenda më banorët e BB i thotë edhe në familje edhe në shoqëri.

Sa i emocionuar ishte Ermali ditën që do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Ne e morëm vesh të fundit, megjithatë mami ishte një nga njerëzit që e mbështeti Ermalin më tepër për të marr pjesë në këtë reality show. Mbaj mend që ai e kishte më shumë dëshirë hyrjen në shtëpi, ishte shumë i emocionuar. Ditën që po bënte gati valixhet vura re që ai ishte shumë i përkushtuar dhe po bëhej gati më shumë dëshirë.

Ermali ka pasur dhe eksperienca të tjera televizive, ai është shpallur Mister Albania. Mendoni që BB do ta ndihmojë më tepër në rrugën e tij drejtë botës së spektaklit?

Patjetër që po, mendojë që BB do ti hap Ermalit shumë dyer, jo vetëm në botën e spektaklit por edhe në fusha të tjera. Ky në fakt ishte dhe një nga qëllimet e tij kryesore përpara se ai të futej brenda shtëpisë.

Tea, në Big Brother Ermali ka filluar të shoqërohet shumë më Franceskën. Ju si e shikoni këtë afrim të tyren si një ndenjë apo si lojë?

Unë e njoh mirë vëllanë tim dhe mendojë që kjo është një lojë, nuk ka ndenjë mes tyre. Mendojë që Franceska është një adoleshente e papërmbajtur, dhe bën disa veprime të ekzagjeruara kundrejtë tij. Mendojë që ajo duhet të rezervohet pak më tepër.

E shikoni Ermalin si fituesin e ardhëshëm të këtij edicioni të 5-të të Big Brother?

Mendojë se po sepse është një personazh që ka cfarë të jap në shtëpinë e Big Brother. Megjithatë është pak herët të flasësh për fitues duke ditur që ata nuk janë akoma banorë të përhershëm të BB-së. Por mund të them me bindje të plotë që ai do të jetë nga finalistët e Big Brother Albania.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)