BB5, nëna e Gracianos: Pse
s'di gjë im bir për babanë e vet

BB5, nëna e Gracianos: Pse <br />s'di gjë im bir për babanë e vet
E kemi parë të përlotet, për shkak të mungesës së një fotografie. Shumë njerëz përjetuan bashkë me të emocionet e forta të 20 vjeçarit Graciano Tagani, konkurrentit të Big Brother Albania 5. Për arsye të një rrëfimi gjatë një prove javore, ku Graciano shprehu dëshirën e madhe për të pare së bashku në një fotografi prindërit e tij, të cilët janë divorcuar kur ai ka qënë i vogël. Vëllai i Madh në bashkëpunim me mamanë e tij Ornelën, ia plotësuan këtë kërkesë të tijën dhe në albumin e fëmijërisë së tij, Graciano ka tashmë foton që aq shumë ëndërronte. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, mamaja e balerinit tregon emocionet e forta që provoi, që në momentin e proves së javës dhe deri në natën e spektaklit të BB, kur atij iu bë surpriza. Ornela flet edhe për marrëdheniet e tij më të atin dhe i cilëson ato shumë të mira. Ajo thotë se ata të dy e ndjekin 24 orë në 24 aventurën e Gracianos, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duke u ndalur te marrëdhënie e tij me Lorenën , ajo thotë se është një ndjenjë e bukur që sapo ka nisur. Ornela shprehet se do ta mbështesë lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Si i përjetuat emocionet e Gracianos natën e spektaklit?

Emocionet ishin të forta. Mjafton fakti që ta shihja Gracianon duke përjetuar një moment të tillë dhe emocionet e mia do ishin të mëdha.

Pse zgjodhët pikërisht këtë moment për ti treguar Gracianos për herë të pare fotografinë tuaj dhe babait të tij së bashku?

Duke u ndikuar nga prova e javës u preka shumë nga lotët e tij, dhe aty e kuptova sesa shumë ai donte që të na shikonte ne të dy bashkë. Këtë gjë ai kurrë më parë nuk e kishte shprehur ndoshta edhe për faktin se unë prej shumë vitesh kam një tjetër njeri përkrahu. Por kur pashë sesa shumë ai e kishte dashur një gjë të tillë, pavarësisht kushteve të mia unë vendosa t’ia bëja këtë dhuratë.

Ku e mbanit të fshehur këtë foto, pasi Graciano është shprehur që e ka kërkuar kudo nëpër shtëpi?

Atë fotografi e kam mbajtur midis sendeve të mia personale, ku ai nuk kishte akses.

Është interesuar ai për Gracianon gjatë këtyre viteve?

Gjithmonë është interesuar. Graciano dhe i ati kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, madje do të thoja që janë edhe shokë të mirë. Por fakti që ai jeton jashtë ka bërë që ata të takohen më rrallë, por sigurisht kanë kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet telefonit. Madje vitin e kaluar i ati i tij i dhuroi ambientet që Graciano të hapte palestrën e tij të baletit.

Po tani që Graciano është brenda BB, keni kontaktuar?

Po jemi në kontakt të vazhdueshëm. Gjithmonë më pyet për të, për nevojat që mund të ketë dhe e di që qëndron gjatë gjithë kohës duke e parë në televizor.

Si janë marrdhëniet tuaja me Gracianon?

Shumë të mira, dhe mund të them që janë një nga ato marrëdhënie të rralla midis një
nëne dhe të birit.

Sa jeni përkujdesur ju të mbushni hapësirën e lënë bosh nga i ati?

Në maximum dhe rezultati është shumë i dukshëm.

Këshillohet për problemet apo vendimet që duhet të marr në jetë me ju?

Gjithmonë dhe për gjithçka. Më thotë shpesh që ti jë këshilluesja ime më e mirë.

Le të kthehemi tek BB, ju ka marr malli për Gracianon po bëhet gati 1 muaj brenda shtëpisë?


Jashtëzakonisht shumë. Është hera e pare që ne të dy jemi larg njëri- tjetrit, për një kohë
kaq të gjatë.

E ndiqni lojën e tij?

Po, në çdo hapësirë timen të lirë une jam duke ndjekur atë.

Si e shikoni marrdhënien e tij me Lorenën?

Si diçka e bukur që sapo ka lindur.
Ju duket lojë apo ka lindur vërtet diçka mes tyre?

Duke e njohur mirë Gracianon, nuk mendoj se në gjëra të tilla ai mund të bëj lojëra.

Do ta mbështesnit lidhjen e tyre, edhe jashtë shtëpisë?

Unë gjithmonë e kam mbështetur Gracianon në zgjedhjet e tij. Kështu që edhe në këtë rast do të ketë mbështetjen time të plotë.

Nuk ka dal asnjëherë në nominim, mendoni se banorët e duan brenda shtëpisë?


Nga ajo që kam parë mendoj se e duan.

Mendoni se do ti shpëtojë nominimit të kësaj jave?


Këtë gjë nuk mund ta parashikojë dot.

Me cilin nga banorët mendoni se Graciano do të ketë shoqëri edhe pas BB?


Besojë se me shumicën e tyre do ta vazhdojë miqësinë brenda shtëpisë.

E shikoni si pretendent për fitues?

Mendoj se është ende herët për një parashikim të tillë.

Besoni se BB do të jetë një trampoline e mirë për Gracianon për të ecur në botën e artit?

Sigurisht që po. Madje kjo është edhe një nga arsyet që ai vendosi të merrte pjesë në këtë reality show.
(xh.k/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike