BB5-Ndahet Lori me Gracianon,
një javë më parë bënë seks

BB5-Ndahet Lori me Gracianon,<br />një javë më parë bënë seks
Ishte një nga çiftet që e bën publike lidhjen e tyre në shtëpi, duke mos preferuar të ngeleshin vetëm shokë. "Ne nuk jemi si çiftet e tjera që e respektojnë njëri-tjetrin, por kemi vendosur ti japim një shans njëri-tjetrit, për tu njohur më mirë", është shprehur 20 vjeçari nga Tirana Graciano Tagani. Ndërkohë që mbrëmë të dy të rinjtë e kanë diskutuar gjatë marrëdhenien e tyre dhe kanë vendosur ti japin fund asaj. Graciano është shprehur se e shqetëson fakti që në shtëpi e jashtë mund të jetë krijuar opinioni që ai e do Lorin vetëm për kohën brenda në BB. Ai tha se, e mundon fakti që gjatë gjithë ditës ata nuk qëndrojnë fare bashkë, e bashkohen vetëm natën, ndërsa kur zgjohen zëre se nuk njohen. "Nuk dua të jap imazhin sikur po të shfrytëzoj. Realisht ne nuk kemi një lidhje, e as dashuri nuk është", i tha Graciano Lorit. Ai shtoi se është gjithmonë inisiatori i bisedave mes tyre, e mes tyre nuk ka komunikim. Ndërkohë Lorena tha se Graciano duhet t'ia kishte thënë më hapur këtë gjë që e shqetëson, e Graciano jep një rast, ku ajo nuk i ka treguar se çfarë ka folur me Arbrin për marrdhënien e tyre. Lori përgjigjet se ia ka shpjeguar këtë situatë, por Graciano kundërshton e shprehet se ata të dy i lidh veç nata. Graciano i kërkon Lorenës që t'i japë një zgjidhje kësaj situate e ajo përgjigjet se ata nuk kanë një lidhje të konsoliduar, por nëse ata vendosin të provojnë të krijojnë një lidhje, por nga ana tjetër nuk kanë komunikim, është më mirë që marrëdhënia të përfundojë me kaq. Një javë më parë, një tjetër video e Big Brother 5 është publikuar në Youtube, ku tregon për marrëdhënien e afërt që ishte krijuar midis Gracianos dhe Lorenes. Në një moment të videos, të dy përfundojnë nën jorgan për një kohë të gjatë, duke bërë të aludohet se po kryejnë marrëdhenie seksuale. Video nuk ka marr më shumë se 395 klikime, dhe nuk ka patur ndonjë koment të veçantë nga shikuesit. Mesa duket për publikun shqiptar, nuk më përbën më lajm kryerja e marrëdhenieve seksuale brenda shtëpise së Big Brother.

Genta- Gracianos :Lidhja me Lorin pa të ardhme

Genta e pyet Gracianon se si janë marrëdhëniet midis tij dhe Lorit dhe se cili është qëllimi i tij me krijimin kësaj lidhjeje, pasi sipas saj, kjo lidhje nuk po evidenton diçka dhe nuk është në të mire të asnjërit. "Mendova se do të nxirrte më në pah Lorin, por nuk po ndikon për mirë, as për atë", shprehet Genta. Graciano nuk pranon që të flasë, duke thënë: "Gjërat janë më të thella nga sa duken". Ai i kërkon Gentës që të flasë me Lorin lidhur me të, sepse nuk i pëlqen që të flasë ai më parë. "Unë nuk e marr vesh as se kur flisni ju me njëri-tjetrin", i thotë Genta, ndërsa Graciano shprehet se edhe mungesa e komunikimit është diçka që nuk shkon në marrëdhënien e midis tyre.

Franceska: Graciano tani single

Erioni e Graciano bisedojnë së bashku e Graciano thotë se të gjithë po pyesin përse nuk ka fjetur Lori me të mbrëmë, e janë shumë të shqetësuar. Françeska i bashkohet atyre e shprehet se tani Graciano është beqar e ai përgjigjet se nuk ka qenë ndonjëherë i martuar apo i fejuar. Lori afrohet pranë tyre dhe Graciano i thotë t'ia pohojë Françeskës atë që tha më parë, por Françeska ndërhyn dhe thotë se ata kanë patur një lidhje e nuk mund ta mohojnë. Graciano thotë se nuk kanë qenë të lidhur, por thjesht pëlqeheshin dhe i kanë dhënë mundësinë njëri-tjetrit për t'u njohur më mirë. Lorena e pohon këtë gjë e Graciano shton se tani do t'u japin mundësinë banorëve të tjerë që t'i njohin më mirë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij