Pas përfundimit të festës banorëve u komunikohet të futen në shtëpi ku më pas vazhdon muzika me zë të lartë. Ermali dhe Françeska kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes larg njeri-tjetrit dhe kjo e fundit është afruar me vlashin pasi e njeh që nga jashtë. Por më pas Ermali i është afruar sërish vajzës dhe kanë nisur të puthen e përqafohen. Françeska e pyet Ermalin nëse ai është mërzitur për afrimitetin e saj me Vlashin, por Ermali i përgjigjet “nuk e njoh fare, nuk më intereson” dhe vazhdon të argëtohet bashkë me të tjerët.Ajo I thotë Ermalit se do t’ia shpejgojë gjërat më vonë dhe fillon t’i flasë në vesh. Ndërkohë banorët e tjerë nisin të ngacmojnë çiftin. Graciano i thotë Françeskës “Pse e ke mërzitur Ermalin” dhe Ermali i përgjigjet “Këtu të gjithë janë të poshtër, duke e filluar nga unë”. Edhe Klaudja vijon ngacmimet duke i thënë Françeskës se ajo sot nuk do të flejë më me Ermalin dhe do të ndërrojë krevatin. Ajo e mohon një gjë të tillë dhe i thotë “mos ma qaj hallin”.(xh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











