BB5-Vlashi i mërzitur nga fjalët e thëna pas krahëve

BB5-Vlashi i mërzitur nga fjalët e thëna pas krahëve
Graciano shkon pranë Vlashit dhe e pyet cfarë ka sepse i duket i mërzitur .Ai përgjigjet se nuk është i mërzitur, ndërsa Graciano thotë: "Ah, ç'të bën dashuria", duke aluduar se Vlashi ka rënë në dashuri. Vlashi shprehet se nuk i kanë pëlqyer disa situata mbrëmë e prandaj është i mërzitur, pasi po mendon për to. Graciano i kërkon që Vlashi t'i tregojë se çfarë ka, e ai thotë se ka dëgjuar disa fjalë të thënë pas krahëve për të. Ai shton se dje ka biseduar me Gentën për këtë temë, ndërsa sot dëshiron të rrijë në qetësi. Graciano thotë se Vlashi nuk mund të qëndrojë gjithë kohën i vetëm në shtëpi, pa u përfshirë në asnjë situate, pasi do të thotë që në shtëpi është vetëm hije. Vlashi shprehet për një situatë se Graciano mund të kishte folur dhe me Klaudjën e Graciano përgjigjet se nuk mund t'a ndalojë atë të flasë.Vlashi thotë se Graciano mund të kishte reaguar kur Klaudja ka komentuar për të, paçka se nuk i interesojnë fjalët që Klaudja ka thënë mbrapa krahëve për të, pasi nuk ka dhe as nuk do të ketë një raport me Klaudjën. Graciano përfundon duke thënë se fakti që ka krijuar shoqëri me Vlashin, nuk do të thotë se duhet të transportojë thashethemet që banorët mund të bëjnë për të dhe e anasjellta.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike