BB5: Vlashi: "Jam dashuruar dy herë"

BB5: Vlashi: "Jam dashuruar dy herë"
Vlashi dhe Doloreza ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Doloreza e pyet nëse ai është dashuruar dhe ai fillon që të tregojë për historitë e tij të dashurisë. Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të debatojnë me Anilën për çështjen se kush duhet të paguajë, mashkulli apo femra. Vlashi i rrëfen Dolorezës se në jetën e tij deri tani është dashuruar dy herë dhe herën e dytë më shumë se të parën. Ai thotë se lidhja e tij e parë ka zgjatur për katër vite dhe më pas ka përfunduar pasi e dashura e tij nuk pranonte punën që Vlashi bën, daljet në shoqëri etj. më pas ai fillon të tregojë për lidhjen e tij të dytë dhe aty vjen edhe Françeska. Vlashi e fton edhe atë në bisedë, pasi Françeska e njeh të dashurën e tij të dytë. Aty vjen Gentjana e cila ndërhyn me pyetje gjatë kohës që Vlashi flet për ish-të dashurat. Ai thotë se lidhja e tij e dytë ka filluar që në korrik të këtij viti, por ka përfunduar një javë përpara se ai të hynte në Big Brother. Vlashi tregon se lidhja e tij e dytë përfundoi për shkak të disa telefonatave anonime në drejtim të tij dhe që vinin nga dikush që i njihte të dy ata.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike