BB5-Zënkë Klaudja-Doloreza;
Edi këshillon Dolorezën të jetë më elastike

BB5-Zënkë Klaudja-Doloreza; <br />Edi këshillon Dolorezën të jetë më elastike
Banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar për provën e javës dhe komentojnë debatin që pati Klaudja me Dolorezën. Klaudja u thotë Edit, Vlashit e Anilës për veten, se në të vërtetë asaj nuk i takon të flasë, pasi nuk ka qëndruar në lojë për asnjë moment. E pikërisht këtë gjë që e ka pohuar vetë, Dolorezi ka ardhur e ia ka thënë me ton të lartë. Klaudja tregon se i thënë Dolorezit të jetë më e vëmendshme, pasi sapo e ka thënë vetë këtë gjë. Edi shprehet se disa nga banorët kanë devijuar nga rregullat e lojës e duhet t’i tërhiqet vëmendja, e në veçanti specifikon Dolorezën, e cila gjatë qëndrimit në kuti, ka mbajtur një tapet poshtë këmbëve, gjë që banorët e tjerë nuk e kanë bërë. Doloreza afrohet pranë tyre dhe Edi shprehet se gjithmonë flet me nënkuptime për gjërat delikate, e kush është i zgjuar duhe t’a kuptojë mesazhin. Në mbështetje të kësaj, Edi shprehet se në shtëpi duhet të ketë më shumë elasticitet mes banorëve, e jo çdo gjë t’a kapin majë më majë, pasi kur diçka thyhet, nuk mund të bashkohet më. Klaudja i thotë Edit që këtë frazë t’ia përsërisë Dolorezës dhe njëherë sepse i nevojijtet, pasi i lëshon batutat shumë të rënda. Doloreza i thotë me ironi Klaudjës: “Kënaqesh ti nëse e thotë dhe njëherë Edi?” e Klaudja i përgjigjet me të njëjtën monedhë se Dolorezën e gjithë të tjerët, i kanë sjellë për të kënaqur atë. Në këtë moment, Edi e këshillon Dolorezën të jetë më elastike

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike