BB6- Anaidi-Rikes, “Je më shumë
e buzëqeshur se e zgjuar”

BB6- Anaidi-Rikes, “Je më shumë <br />e buzëqeshur se e zgjuar”
Ka nisur një ditë e re për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe ata janë zgjuar si çdo ditë pas ndezjes së dritës dhe muzikës.

Banorët kanë dalë në oborr dhe ndërkohë që po pinin kafen e mëngjesit nuk kanë kursyer ngacmimet me njëri-tjetrin.

Anaidi ka nisur të ngacmojë banoren më të re, Riken, por dhe ajo ka ja kthyer ironitë po me të njëjtën monedhë.



“Në fillim mendova se më shumë e zgjuar sesa e buzëqeshur, ndërsa tani mendoj se je më shumë e buzëqeshur se e zgjuar” i thotë Anaidi.

Por dhe Rikja nuk i ka kursyer një përgjigje Anaidit. “Po përshtypjet për një njeri ndryshojnë, s’janë njëlloj si para katër ditësh dhe pas”, shprehet ajo.

Në mes ironisë së Anaidit për Riken ka ndërhyrë Joana, e cila është shprehur se ka ndryshuar mendim për modelen bukuroshe.



“Fillimisht isha duke të vëzhguar sepse mendova se ishe me mision, tani kam ndërruar opinion” i thotë Joana Rikes.

Ndërsa Rikja i ka kthyer përgjigje duke i thënë:- “unë nuk kam menduar që të qëndroj larg ty dhe Elenës, por ju vetë nuk më jeni afruar”.

Më pas ka teksuar faktin se ajo miqësohet me të gjithë ata që i flasin.

(b.t/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen