BB6-Banorët thurrin plane kundër Marselinit

BB6-Banorët thurrin plane kundër Marselinit
Vijojnë dinamikat në shtëpinë e Big Brother. Marselini dhe Anaidi kanë dalë në kopsht dhe kanë nisur të luajnë futboll. Së bashku me to janë bashkuar edhe Elona dhe Elena, duke nisur kështu të katërt lojën e tyre.

Pjesa tjetër e banorëve ka ndjekur lojën si dhe kanë bërë tifo për ta. Ndërkohë Joana dhe Edberi kanë qëndruar brenda në shtëpi duke komentuar ngjarjet në shtëpi si dhe surprizat që priten t’u bëhen banorëve nga “Vëllai i Madh”. Më pas Xhimi dhe Vigani bisedojnë në kuzhinë, ku vjen edhe Anaidi dhe diskutojnë për sjelljet e Marselinit duke bërë shaka.

Në një çast Xhimi mendon të bëjë një shaka Marselinit duke i hedhur diçka në ushqim. Më vonë me ta bashkohet edhe Elona e të katërt bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin, ku Xhimi flet frëngjisht në mënyrë qesharake, duke shkaktuar të qeshura tek banorët.

Ata mendojnë të gatuajnë krepa, duke i futur diçka brenda, si lojë për Marselinin. Të katërt bëjnë një pakt për të mos i treguar pjesës tjetër të banorëve, ndërsa qeshin me njëri-tjetrin. Më pas i afrohet edhe Marselini, i cili kërkon që Xhimi t’i gatuajë dy krepa e Xhimi i premton se ka për t’i bërë edhe më shumë. Në çastin kur ai largohet Xhimi fillon ta komentojë duke qeshur.


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë