Një nga banoret më të komentuara për sjelljet dhe qëndrimet e saj është padyshim dhe Elena. Kohët e fundit ajo është komentuar për afrimitetin e saj me Viganin, një tjetër prej banorëve të shtëpisë.

Megjithatë gjatë mbrëmjes së djeshme Elena ka qenë e mërzitur madje edhe është përlotur. Pranë saj ka shkuar menjëherë Joana, e cila është përpjekur t’a ngushëllojë. Mes lotëve Elena është shprehur se e kishte marrë malli për të dashurin e saj, fotografin e njohur Endrit Mërtiri.

elena bb6

Gjithashtu 19-vjeçarja druhej se Endritit nuk i ka pëlqyer sjellja e saj brenda shtëpisë së Big Brother si dhe afrimitetin që ajo ka me Viganin, për të cilin shprehet se nuk e kupton. Megjihatë si Joana ashtu edhe Edberi, i cili i është afruar më vonë janë shprehur se sjellja e saj ka qenë korrekte dhe që Endriti e ka kuptuar që ajo është thjesht duke luajtur lojën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)