BB6-Flasin familjarët: “Vigani
dhe Elena nuk janë të lidhur”

BB6-Flasin familjarët: “Vigani <br />dhe Elena nuk janë të lidhur”
Një nga historitë që është komentuar më shumë në shtëpinë e Big Brother ka qenë edhe afrimiteti i Elenës dhe Viganit. Për këtë arsye të ftuar në “Fun Club” kanë qenë vëllezërit e dy banorëve, motra e Elenës, Alda dhe vëllai Viganit, këngëtari Valon Shehu. Alda u shpreh se nuk mendonte se situata mes tyre mund të quhej fillimi i një lidhje.



“Arsyetimi im, arsyetimi jonë si familje nuk është se e kemi pëlqyer tamam, por në një arsyetim më të mëtejshëm, më të thellë, menduam që ata janë disa banorë që kanë një numër shumë të kufizuar njerëzish, në ambient shumë të kufizuar dhe ajo lloj lidhje që ju e quani do të ndodhte medoemos. Ka ndodhur me të gjithe që afrohen me dikë e në rastin e Elenës qëlloi Vigani, por s’mund të them lidhje serioze, duket sikur ka filluar më shumë si lojë. Në fakt, nuk mendoj se nuk është as fillimi i një lidhje”. Ndërkohë edhe Valoni u shpreh për afrimitetin e vëllait të tij më Elenën.




“Në lidhje me Elenën, e shohim jo si lidhje serioze, por është vetëm fillimi i lidhjes. Megjithatë, së fundmi më duken pak të distancuar, por shpresoj të afrohen sepse më pëlqen Elena”. Sa i përket lidhjes që Elena ka lënë jashtë e motra është shprehur: “Elena dhe Endri kanë një marrëdhënie të mirë jashtë, të paktën me sa kam parë unë. Gazetat i kam lexuar. Endri ka thënë që nuk dua të prononcohem, as ne si familje nuk jemi prononcuar, por gazetat shkruajnë ndahet nga e dashura, etj. Këto janë lajme që nuk i janë komunikuar asnjë gazete”. Ndërkohë dy konkurrentët e shtëpisë së Big Brother vijojnë marrëdhënien e afërt mes tyre.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë