Vijojnë lojërat dhe intrigat në shtëpinë e Big Brother. Vigani e ka këshilluar Edberin që të qëndrojë më afër Joanës, duke bërë të mundur që asaj të rikthehet besimi tek ai. Mesa duket Edberi e ka vënë në zbatim planin që ka thurrur me Viganin.

Ai nis të bisedojë në oborr me Joanën duke i thënë Rikja dhe Elona flasin pas krahëve për të. Por Joana e kalon bisedën tek Eldora. Ajo shprehet se ndonëse djemtë e nominojnë sërish duan që ajo të jetë pjesë e shtëpisë.

Më pas Edberi shprehet se vajzat e nominojnë pasi e shohin si konkurrente të fortë. Joana pyet Edberin nëse ai ka dëgjuar ndonjë bisedë mes Elonës dhe Ilirit dhe Edberi i përgjigjet “jo, kam dëgjuar vetëm që të duan jashtë kësaj shtëpie, por nuk e di përse”.

Joana më pas i thotë se ajo është një banore që i duhet shtëpisë më shumë se Eldora dhe Edberi i thotë se shtëpia ka nevojë për një njeri si Joana, që i ngacmon dhe provokon vazhdimisht banorët.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)