Joana dhe Anaidi qëndrojnë në dhomën e gjumit ku nisin të bisedojnë për ngjarjet e ndryshme brenda shtëpisë së Big Brother. Joana nis të komentojë sjelljen e Elenës në lidhje me Viganin,duke e cilësuar si të gabuar.

Sipas saj ajo po krijon një lidhje me Viganin ndërkohë që ka dikë jashtë dhe kjo nuk është e drejtë. Ndërkohë Anaidi i thotë se Elena është ende e vogël në moshë dhe se nuk i mendon shumë veprimet e saj, por njëkohësisht e justifikon sjelljen e saj, duke thënë se nuk ka bërë asgjë që nuk duhet ta bënte.

joana bb6

Por Joana e kundërshton duke theksuar që ai nuk di shumë gjëra duke aluduar se Elena dhe Vigani janë më shumë se shokë. Më pas dy banorët nisin të diskutojnë për të nominuarit e kësaj jave dhe Anaidi mendon se Marselini është në nominim dhe madje dhe mund të dalë këtë javë nga Big Brother, pasi sipas tij ai nuk ka më çfarë të japi ndryshe nga banorët e tjerë në garë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)