BB6-Joana: Rikja është lesbike,
në Facebook foto vetëm me vajza
Vigani dhe Edberi ndodhen në dhomë me Joanën dhe të tre secili shtrirë në krevatin e vet, fillojnë të bisedojnë. Dy djemtë kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim
Vigani dhe Edberi ndodhen në dhomë me Joanën dhe të tre secili shtrirë në krevatin e vet, fillojnë të bisedojnë. Dy djemtë kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim për Riken. Edberi e pyet për këtë dyshim, pasi ajo këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anaidin gjatë ditës. Joana fillon të tregojë dyshimet që ka për Riken se mund të jetë lesbike, edhe pse thotë që nuk duhet të flasë për jetën private të saj.
Djemtë e pyesin nëse jo mund t’ia përdorë këtë gjë gjatë lojës dhe e pyesin se sa e sigurt është për këtë që thotë. Joana shpreh shumë siguri për vërtetësinë e këtij fakti dhe thotë se në “Facebook” mund të arrish të mësosh shumë të vërteta dhe tregon gjithashtu se di çdo gjë nga e përditshmja e saj. Joana tregon se për Riken di shumë gjëra të cilat banorët nuk i dinë ende. Ajo thotë se Rikja nuk ka aq shumë miq sa thotë se ka dhe se nuk ka udhëtuar aq shumë, siç tregon.
“Nuk ka punuar në një firmë të njohur, siç thotë”, tregon Joana e gjithashtu komenton veshjet e saj, të cilat nuk janë të shtrenjta, ashtu siç tregon Rikja. Joana tregon se Rikja ka shumë foto me vajza në faqen e saj në rrjetin social “Facebbok”. Ndërsa më vonë flasin për jetën e natës dhe mentalitetin në Kosovës, i cili sipas djemve, është ndryshe nga mentaliteti në Shqipëri. Më pas ata ndërrojnë bisedë, duke komentuar atë që janë duke bërë banorët e tjerë në dhomën e ndenjes.
Ndërkohë, dëgjojnë zërat e banorëve të tjerë që shkojnë në dhomën tjetër të gjumit dhe komentojnë Elonën. Joana është e sigurt që Elona do të hyjë në dhomën e tyre dhe do t’i vijë inat që Edberi ka vendosur të flejë në dhomë me ta. Ajo qesh me të madhe dhe përmend emrin e Edberit, duke thënë se këtë gjë po e bën për lojë kundër Elonës. Ndërsa Elona nuk shkon aty, dhe të tre banorët vazhdojnë të shkëmbejnë biseda të përgjithshme mes tyre.
Redaksia Online(J.H/xh.k/shqiptarja.com)
24/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.5%
-
Jo
76%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë
10 Tetor, 16:16
-
Media palestineze: 20 të vdekur në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gaza, strehoheshin të zhvendosurit
10 Tetor, 16:14
-
Xhamia e Namazgjasë plot me besimtarë, presin Erdogan për ceremoninë e hapjes (VIDEO)
10 Tetor, 16:07
-
Uragani Milton dëme masive në Florida, 3 milionë banorë pa energji elektrike
10 Tetor, 16:01
-
Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri
10 Tetor, 16:00
-
Presidenca zbardh takimin kokë më kokë mes Begajt e Erdogan: Të angazhuar edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme, forcim i marrëdhënieve në 8 fusha!
10 Tetor, 15:59
-
Ka zhgënjim në grup, Deschamps zgjedh kapitenin e ri të Francës
10 Tetor, 15:56
-
Dosja 'Plumbi i Artë'/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 3 të pandehur! Për të tjerët kërkesa rrëzohet
10 Tetor, 15:47
-
E telefonon vetë trajneri i Serie A, Mario Balotelli pranë rikthimit në Itali
10 Tetor, 15:44
-
‘Pritëm 3 dekada’, shikoni pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë! Përlotet Myftiu i Tiranës
10 Tetor, 15:39
-
Libani Jugor/ Izraeli bombardon pozicionet e paqeruajtësve të UNIFIL, plagosën 2 ushtarë indonezianë, dëmtohet dhe baza italiane
10 Tetor, 15:33
-
Deklarata e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan (E PLOTE)
10 Tetor, 15:26