Joana është e çiltër, e qeshur, e hedhur dhe pozitive”, kështu nis dhe komenton Bora Zemani, moderatorja e njohur e Motit, mbi shoqen e saj të fëmijërisë Joana e cila ka pak ditë që është kthyer në një personazh “Vip”. Është një nga banoret, emri i të cilës po lakohet mjaft në shtëpinë e “Big Brother-it”, në reality- sho ën që po zhvillohet në ekranin e Top Channel. Joana ka studiuar për farmaci dhe shumë vite ka jetuar jashtë shtetit në Greqi me familjen e saj. Bora komenton në këtë mini-intervistë rreth shoqes së saj e cila kohët e fundit po përflitet dhe për një lidhje me Anaidin. A ka pasur ajo një të dashur të lënë jashtë shtëpisë së Big Brother. Nga mënyra se si fl et Bora të lë përshtypjen që po, e duke llogaritur këtu tipin e Joanës së hedhur. A është një konkurente e denjë për çmimin e madh?! Duhet të presim deri në fund.

Borana ju jeni një ndër mikeshat e ngushta të Joanës mund të më thuash si është ajo si tip?
Joana është e çiltër, e qeshur, e hedhur dhe pozitive.
Ku njiheni ju të dyja?
Ne njihemi që shumë të vogla pasi prindërit tanë janë miq të vjetër por kishim vite pa u takuar sepse ata jetonin në Greqi..më pas shoqëria e përbashkët me Joanën na lidhi edhe më shumë.

A ka të dashur Joana jashtë shtëpisë ku po qëndron?
Preferoj mos të flas për këtë temë.
Si është si shoqe?
Mendoj se është fat të kesh një shoqe si ajo që të gjendet patjetër në të mirë por dhe që asnjëherë nuk të lë vetëm kur ke nevojë.
Çfarë donte të arrinte me spektaklin e Big- Brotherit nëse ta ka thënë?
Do ta përjetoj si eksperiencë për të provuar veten se sa mund t’ia dale në një format të tillë...pastaj patjetër synimi është edhe tek çmimi i madh.
Çfarë projektesh ka në jetë?
Ëndrra e saj është të ketë një farmaci të sajën.
Të duket sikur Anaidi është tipi i meshkujve që asaj i përshtaten?
Se di këtë pjesë.

Është duke u lidhur me Anaidin? Si e sheh ti? A është ai tipi i asaj apo është thjesht një lojë e saj ?
Ajo i di vetë punët e saj.
Mendon se do ta fitoj Big Brother-in Joana?
Mendoj se do të jetë një konkurente e fortë por për fitore është herët për të folur.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com