BB6-Marselini-Ilirit: “Ti nuk do t’a fitosh Big Brother”

BB6-Marselini-Ilirit: “Ti nuk do t’a fitosh Big Brother”
Marselini mbetet banori më i sulmuar në shtëpinë e Big Brother. Këtë herë është Iliri, i cili nis të ironizojë Marselinin. Ndërkohë ky i fundit i kërkon Ilirit të debatojnë vetëm për vetëm jo të ironizohet prej tij kur është duke u sulmuar nga banorët e tjerë.

Ndonëse diskutimet mes tyre janë në tone të ulëta sërish ndihej tensioni në atë çka ata thonin. Më pas Iliri u shpreh se banorët e shtëpisë gëzonin më shumë respekt për të sesa për Marselinin. Por ai e kundërshton dhe dy djemtë vijojnë të hedhin akuza për njëri-tjetrin.

“Si ka mundësi që unë do të shkoj në finale dhe ti jo”,-i thotë Iliri Marselinit, i cili me qetësi ia kthen se siguria e tij e bën për të qeshur. “Ti mund të shkosh në finale, por të jesh i sigurt që s’ke për të fituar kurrë”,-vijon Marselini.

Diskutimi i dy djemve vazhdon për një kohë të gjatë ku të dy i thonë njëri-tjetrit se kanë sjellje të pahijshme në shtëpi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë