BB6-Xhimi i kërkon falje Ilirit

BB6-Xhimi i kërkon falje Ilirit
Pas debatit në kuzhinë Xhimi ka vazhduar bisedën me Ilirin edhe në oborr. Por në këtë çast ndërhyn Edberi dhe i thotë se ai e ka parë me inat në kuzhinë teksa ka qenë duke trazuar sallatën.

Xhimi nuk i kthen përgjigje dhe i thotë Ilirit se nuk ka parë asnjë nga banorët me inat për gatimin. Më pas Iliri i shpjegon se situata mes tyre u krijua atë ditë kur ata patën një keqkuptim për gatimin. Xhimi i thotë edhe njëherë Ilirit se ai nuk dëshironte të ndërhynte në recetën e tij apo t’a ndryshonte, thjesht donte t’i bënte shoqëri, por Iliri kishte reaguar në një mënyrë që Xhimit i ishte dukur mungesë respekti.

iliri xhimi bb6

Ndërkohë Iliri i përgjigjet se ai e kishte sqaruar Xhimin, por ky i fundit vijonte të fliste me “kunja”. Duke mbyllur bisedën Xhimi shprehet: “Nëse të kam parë me inat të kërkoj falje”. Iliri i pranon faljet dhe në këtë mënyrë mbyllet ky debat.

Por Xhimi nis sërish një tjetër debat këtë herë me Edberin të cilin i thotë se nuk ka të drejtë të thotë që e ka parë me inat në kuzhinë. Edberi nuk i kthen përgjigje dhe banorët e tjerë i kërkojnë të mos merret më me këtë diskutim. Xhimi hyn në kuzhinë dhe merret me gatimin, por duket i acaruar nga këto që ndodhën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë