"BB7", Nevila: Kam pasur vetëm
një lidhje të rëndësishme

një lidhje të rëndësishme">
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë filluar diskutimet ndërmjet banorëve dhe rrëfimet për jetën e tyre private.

Ndërsa të gjithë kanë rënë në gjumë katër prej banorëve nisin një bisedë mes tyre.

Rigelsi tregon historinë e tij dhe ndarjen nga e shoqja, të cilin e ka treguar edhe herë të tjera.

Nevila e qorton lidhur me vendimin që ka marrë, pasi ai ka një fëmijë për të cilin duhet që të sakrifikojë, sipas saj.

Ndërsa Rigelsi tregon se ish-bashkëshortja nuk ka menduar aspak për të dhe se është munduar që të përfitojë shumë në gjyq, duke ia marrë të gjitha të ardhurat e tyre të përbashkëta.

Më pas ka qenë Nevila ajo që karrëfyer historinë e saj.

Ajo thotë se lidhja e saj e parë ka zgjatur një vit e gjysmë, por në atë kohë ka qenë vetëm 18 vjeçe.

Më pas ajo vazhdon të thotë se ka pasur edhe lidhje të tjera, të cilat kanë qenë shumë të shkurtra.

Në lidhje me të dashurin e saj të parë ajo thotë se ndarja mes tyre ka qenë thjesht një keqkuptim nga ana e tij.

Ajo tregon se kanë tentuar të lidhen sërish më vonë, por nuk ka funksionuar pasi gjërat mes tyre kishin ndryshuar.

Ndërkohë Fatjoni ka qëndruar i heshtur duke mos preferuar të flaës në lidhje me këtë temë.

Ai tregon se ka pasur një lidhje, por nuk i jep shumë rëndësi dhe me pak fjalë tregon se janë ndarë shumë lehtë, për shkak të xhelozisë së saj.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në